Sport

SHPËTOI NDERIN E “GJELAVE”/ Mbappe hyn në historinë e kombëtares së Francës

Duket se Kylian Mbappe po vendos rekorde të reja në pothuajse çdo ndeshje që luan. Në sfidën e tij të fundit për PSG-në, 19-vjeçari shënoi katër gola në vetëm 13 minuta lojë, duke u bërë lojtari më i ri në Ligue 1, në mbi 45 vite, që shënon katër herë në një ndeshje.

Dhe si një shpëtimtar, Mbappe shënoi golin e dytë të Francës në barazimin 2-2 kundër Islandës, të enjten, në minutën e 90-të, duke evituar një turpërim të mundshëm të kampionëve të botës. Ai u bë lojtari i parë, që arrin kuotën e 10 golave për “Les Bleus”, pa i mbushur ende 20 vjeç.

Kontributi për Francën vazhdon ta nënvizojë statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë në botë. Mbappe fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Rusi, kësaj vere, ndërsa Franca triumfoi në Kupën e Botës.

Po ashtu, ylli i ri i PSG-së pritet të bëhet lojtari i parë, që do të mbajë çmimin “Golden Boy”. Pas barazimit të mbrëmshëm 2-2, Franca do të kthehet në veprim të martën, me një përplasje masive të Ligës së Kombeve, kundër Gjermanisë.

Related posts

VAZHDON “GJUETIA” E JUVENTUS PËR TRAJNERIN E RI/ Zërat nga Spanja: Takim i fshehtë Guardiola-Paratici

Delo.autor

“DUAM GJYSËMFINALEN”/ Kompany-Harry Kane sfidojnë Real Madrid: Jemi në formë optimale

F.autor

“TË LUAJA ME ZIDANE ISHTE DHURATË NGA ZOTI”/ Willy Sagnol: Ja kundërshtari më i vështirë…

Delo.autor

Leave a Comment