Futboll Seria A Sport

Flet EKSPERTI: PËRDHUNIMI në SHBA DËNOHET deri në 20 vite BURG, RONALDO do…

Për Kristiano Ronaldon dhe Katrin Majorgën, çështja e përdhunimit të mundshëm në vitin 2009, flet e gjithë bota, por ndërsa çdo ditë raportohen fakte e deklarata nga të dyja palët, në të vërtetë nuk po kuptohet ende qartë se çfarë do të ndodhë. Dhe për të kuptuar diçka më shumë, uebsajti italian, “Sportmediaset”, ka kërkuar mendimin e Davide Stekanelas, eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe njohës i mirë i sistemit gjyqësor amerikan.

“E para që duhet të nënvizojmë është se sistemi amerikan i drejtësisë është shumë i ndryshëm nga ai italian, me dënime shumë herë më të larta sesa në Itali, – shpjegon avokati. – Dhuna seksuale, faktikisht, mund të ndëshkohet me një dënim me burg deri në 20 vite! Kjo, sepse në SHBA nuk vendos gjyqtarja, por një juri popullore, mbi bazën e motivimeve, që jo saktësisht bazohet në anën teknike dhe fakteve të ngjarjes.

Madje, juria popullore nuk ka as pse ta motivojë vendimin e saj”. Shkurt, nëse Kristiano Ronaldos do të gjykohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo çështje mund të bëhet shumë e komplikuar për të. “Por që kjo të ndodhë, pikësëpari, Ronaldo duhet të jetë prezent në sallën e gjyqit, sepse në SHBA nuk ekzistojnë procese në mungesë dhe ndaj të akuzuarit duhet të prezantohet një urdhërarresti.

Gjithsesi, thënë këtë, eksperienca ime më çon të mendoj se ky proces nuk do të kryhet. Me gjithçka është thënë dhe ka dalë në pah deri tani, është shumë, po shumë e vështirë që të ketë materiale të mjaftueshme për të ngritur një akuzë kaq të madhe. Mundësia më reale është ajo që të dyja palët të arrijnë në një akord konsensual për të mbyllur çështjen”, tha avokati italian.

Related posts

Kondogbia: Inter është një skuadër bordello

Q.Autor

“EUROPIAN OPEN”/ Një tjetër sukses, xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Sarajevë

Delo.autor

E KËRKOI MILANI/ Max Meyer tregon përse preferoi klubin e madh anglez

Isa.Autor

Leave a Comment