Futboll Sport

FLET “TOPI I ARTË” I TË KUQVE/ Pogba do të ishte më i miri në botë nën menaxhimin e Fergusonit

Paul Pogba do të ishte lojtari më i mirë në botë nën menaxhimin e Sir Alex Fergusonit, sipas Michael Owen, i cili nuk është duke kaluar në formë të mirë nën urdhëratë e Jose Mourinhos.

Mesfushori francez nuk po arrin ta gjejë formën e ti të mëparshme, dhe është përfolur disa herë për një largim nga “Old Trafford”.

“Mendoj se ai është një superlojtar, edhe pse po ndihem keq kur po e shoh duke luajtur tani”, ka thënë ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

“Nën menaxhimin E Fergusonit ai do të ishte më i miri në botë. Ai e nxirrte më të mirën nga lojtarët dhe e vërente talentin e tyre. Kemi shembullin konkret të Eric Cantonas”.

Oweni po ashtu foli edhe për formën e Alexis Sanchezit.

“Kam thënë edhe më parë, Sanchezi do të ishte më i mirë nëse do të transferohej te Manchester City. Jam shumë i bindur që trajnerët kanë ndikim të madh”.

 

Related posts

NUK PYESIN PËR KORONAVIRUSIN/ Tifozët e Atalantës dalin në rrugë për të mbështetur skuadrën e tyre (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA “NGEC” NË “AIR ALBANIA”/ Kampionët e Shqipërisë zhgënjejnë edhe në Conference League

F.autor

Espanyol merr masa për banderolën: “Shakira është e të gjithëve”!

Q.Autor

Leave a Comment