Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Ndryshim i papritur gjyqtarësh te Vllaznia, një greke për kuqeblutë ndaj qipriotëve

Ndryshim i papritur i UEFA-s sa i përket ndeshjes së Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së Konferencës në Europë. Ndërkombëtarët kanë vendosur të ndryshojnë në momentin e fundit një nga gjyqtarët për sfidën në fjalë në “Loro Boriçi”.

Takimi i kthimit ndaj AEL Limasol, ku shkodranët do të tentojnë të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, është planifikuar të drejtohet nga gjyqtarët nga Irlanda me Robert Harvei kryesor dhe asistentët e tij Uejn MekDonëll dhe Darrah Kigan.

Por ndërkohë, dy ditë para ndeshjes, UEFA ka ndryshuar gjyqtarin e katërt, i cili nuk do të jetë më Neill Dojl, por Rejmond Metjus, për arsye që nuk janë bërë të ditura. Vëzhgues gjyqtarësh do të jetë Mark Uitbi nga Uellsi, ndërsa bie në sy se delegate e UEFA-s në ndeshjen ndaj qipriotëve do të jetë një greke.

UEFA ka caktuar si delegate Dhespina Kocenoglou, punonjëse në sektorin e arbitrimit në Federatën Greke si dhe bashkëshortja e ish-arbitrit të njohur ndërkombëtar, Kiros Vasaras. Ajo do të jetë përgjegjësja për mbarëvajtjen e ndeshjes në Shkodër dhe të sigurojë që gjithçka të shkojë konform rregulloreve të UEFA-s për takimet ndërkombëtare.

Related posts

Mancini: Dua të fitoj Kupën e Botës si trajner me Italinë!

Q.Autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Allegri ndryshon Juventus-in, ka gati dy “regjisorë” në mesfushë

Delo.autor

Surprizë, Milan kërkon talentin që po shkëlqen në kampionatin belg

Sadik.Autor

Leave a Comment