Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Qendërmbrojtësit nderojnë “Topçinjtë”, Napoli nuk e diskuton kualifikimin

Arsenal ka mposhtur 3-0 BATE Borisov në ndeshjen e kthimit duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Europa League. Pasi ndeshja e parë kishte dalë 1-0 për Topçinjtë, ata kanë shfaqur potencialin e tyre edhe në Emirates.

Autogoli i Volkov si dhe golat e dy qendërmbrojtësve Mustafi dhe Sokratis kanë vendosur takimin.

Edhe Napoli nuk e ka pasur të vështirë ndeshjen e kthimit duke fituar 2-0 në San Paolo. Pas fitores 3-0 ndaj Zurich në Zvicër, të kaltrit kanë bërë detyrën në Itali falë golave të Verdi dhe Ounas .

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Dinamo Zagreb ka përmbysur deficitin e ndeshjes së parë ku humbi 2-1, duke fituar pastër 3-0 brenda ndaj Plzen.

Eintracht Frankfurt nuk e ka diskutuar kualifikimin duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë ndaj Shakhtar Donetsk, gjermanët kanë fituar 4-1 me meritë në ndeshjen e kthimit.

Salzburg ka fituar 4-0 brenda ndaj Club Brugge duke kaluar në fazën tjetër. Austriakët kishin humbur 2-1 ndaj belgëve në ndeshjen e parë, por brenda në shtëpi nuk e kanë pasur të vështirë duke shënuar tre herë që në 45 minutat  e para.

Valencia e nisi ndeshjen me avantazhin e dy golave të shënuar në ndeshjen e parë ndaj Celtic në Skoci. Spanjollët kanë fituar 1-0 në Mestalla duke kaluar në fazën tjetër.

Villarreal ndaj Sporting ishte një nga ndeshjet më të forta të kësaj faze. Pas fitores 1-0 të spanjollëve në Portugali, Sporting ishte në avantazh deri në minutën e 80’ kur Fornals i ka hequr shpresën e shtesës miqve të cilët gjatë pjesës së dytë luajtën me një lojtar me pak pas të kuqit të Jefferson.

Zenit St Peterburg ka fituar 3-1 ndaj Fenerbahce-s dhe avancon më tej. Turqit kishin fituar ndeshjen e parë 1-0, por në rusi ata kanë qenë të pafuqishëm dhe duhet të kthehen në shtëpi të zhgënjyer.

Related posts

Gareth Bale mund të largohet këtë verë, United ka shfaqur interes për futbollistin nga Uellsin

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Bayern dhe super Lewa bëjnë detyrën, Manchester United kualifikohet falë dyshes CR7-Sancho

Delo.autor

Alarmohet Inter/ Icardi paralajmëron largimin pas disfatës me Sasuolon

Sadik.Autor

Leave a Comment