Futboll Seria A Sport

FORMACIONET/ Udinese synon fitoren e parë pas tetë viteve ndaj Juventusit

Udinese do ta kërkojë fitoren e parë që prej prillit të vitit 2010 kundër Juventusit, që nuk di për humbje në këtë fillim sezon, sot në “Dacia Arena” në Udine. Juventusi, në anën tjetër, është në kërkim të fitores së tetë më radhë në tetë javët e para në sezonin 2018/19 në Serie A, që do të ishte hera e tretë në histori të klubit.

Fitorja për Udinesen do të jetë shumë e vështirë, të paktën në letër, pasi skuadra nga Udine ka dështuar të fitojë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Juventusit në Serie A, tri barazime dhe pesë humbje.

Skuadra e Massimiliano Allegrin do ta ketë përsëri në dispozicion Cristiano Ronaldon, që mungoi në mesjavë në Ligën e Kampionëve, në fitoren e Juves 3-0 ndaj Young Boys, shkaku i kartonit të kuq.

Takimi mes Udineses dhe Juventusit nis sot në orën 18:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Udinese:

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi, Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe “Zonja e Vjetër” përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

Delo.autor

DISFATA ME ANGLINË I BËN GJËRAT MË TË VËSHTIRA/ Ja si kualifikohet Italia për në Europianin e Gjermanisë

F.autor

Zidane realist: PSG-ja po zhvillon një sezon të pabesueshëm…

Q.Autor

Leave a Comment