Futboll

Gattuso: Bëmë shumë gabime, asgjë s’ka përfunduar

Gattuso thotë se Milani “bëri shumë gabime” në humbjen 0-2 nga Arsenali,
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, është shprehur i zhgënjyer me humbjen në shtëpi 0-2 nga Arsenali. Ai ka akuzuar lojtarët që nuk bën lojë ekipore.

Duke ia uruar fitoren Topçinjve, Gattuso tha se ende asgjë s’ka përfunduar, megjithëse e di shumë mirë se rezultati 0-2 është shumë i vështirë për t’u përmbysur në “Emirates”.

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne bëmë shumë gabime, nuk luajtëm si ekip dhe Arsenali e meritoi fitoren”, tha Gattuso.

“Ne jemi Milani dhe duhet të respektojmë këtë fanellë. Mund të kishim shënuar sonte. Nuk ka përfunduar ende asgjë, por është shumë e vështirë. Do të japim më të mirën tonë (në ndeshjen e kthimit)”, deklaroi Gattuso.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/gattuso-beme-shume-gabime-asgje-s-ka-perfunduar-509126/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

Trashi: Derbi na bëri kampionë të dyfishtë, karakterin s’e ndryshoj dot

F.autor

I SKADON KONTRATA ME FREIBURG/ Mesfushori Abrashi gati të rikthehet tek skuadra ku shpërtheu si futbollist

Delo.autor

U THA SE ISHTE NË GJENDJE TË RËNDË ME COVID-19/ Reagon trajneri Gega: Nuk gjej fjalë…

F.autor

Leave a Comment