Futboll Premier League Sport

FRIKA NGA REALI/ Chelsea do ta bëjë HAZARDIN lojtarin më të paguar në ANGLI

Chelsea do ta bëjë sulmuesin belg Eden Hazard lojtarin më të paguar të historisë së Premier League, pasi “blutë” e Londrës kanë gati ofertën e parezistueshme për 26-vjeçarin. Si dhuratë për Krishtlindje, skuadra londineze do t’i ofrojë talentit belg një kontratë prej 350 mijë stërlinash në javë, si askush tjetër në Premier, duke shpresuar që me këtë shifër ai të qëndrojë përgjithnjë me Chelsea.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Express”, sipas së cilës palët kanë rënë dakord parimisht, por gjithçka do të zyrtarizohet vetëm në fund të këtij viti. Aktualisht, Hazard përfiton 200 mijë stërlina në javë dhe kontrata e tij me Chelsea skadon në verën e 2020-ës, pra pas 18 muajsh. Por me kontratën e re, sulmuesi do të përfitojë 350 mijë stërlina, një shumë që është gati dy herë më e lartë se ajo aktuale, shumë të cilën nuk e ka asnjë futbollist tjetër në Angli.

Chelsea, fillimisht synonte ta paguante lojtarin 300 mijë stërlina në javë, por duke parë presionin që erdhi nga Real Madrid dhe paraqitjet e mira që Hazard ka bërë muajt e fundit është detyruar të rrisë ofertën. Aktualisht, lojtari më i paguar në Premier League është Alexis Sanchez, që merr 315 mijë stërlina në javë, ndjekur nga Ozil me 306 mijë dhe Pogba me 290 mijë stërlina në javë. Por me rrogën e re, Hazard do t’i vërë ne resht të gjithë rivalët e tij.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ E pazakontë, Haller shënon autogol dhe gol brenda tre minutave (VIDEO)

Delo.autor

Strootman: “Juve dhe Napoli më të fortë, Roma nuk i konkuron dot!”

Q.Autor

E BLEU 18 MILIONË EURO PARA DY JAVËSH/ Klubi i Serie A tani kërkon t’ia shesë Milanit për…

Delo.autor

Leave a Comment