Futboll Seria A Sport

NDIZET SUPERSFIDA/ Nainggolan: “San Siro” i jashtëzakonshëm, ëndërroj një gol në derbi

Radja Nianggolan do të luajë sot derbin e tij të parë në “San Siro” si lojtar i Interit, ndeshje që sipas tij është e veçantë. I ardhur këtë verë te skuadra zikaltër nga Roma, mesfushori belg rrëfehet se për të kjo aventurë e re është e rëndësishme, pasi i jep mundësinë të jetë më kompetitiv si në Serinë A ashtu dhe në Europë. “E shkuara ime ka qenë e vështirë, pasi kam ikur nga Belgjika kur isha 16 vjeç, ndaj dua që fëmijët e mi të mos vuajnë ashtu si unë”, tha Nainggolan.

“Unë kam bërë shumë gola, mjaft prej të cilëve të bukur dhe një të tillë dua ta shënoj edhe në derbi. Sot u them të rinjve që të luajnë me mendjen e qetë, pasi është kjo që bën diferencën në fushë”, u shpreh më tej mesfushori belg.

Më tej, Nainggolan shton: “Për mua transferimi tek Interi ishte i rëndësishëm. Më pëlqen të luaj në “San Siro”, është diçka tërheqëse, e bukur, emocionuese, mahnitëse. E ndjen mbështetjen e tifozëve si në pak stadiume të tjera në Europë”, tha belgu, që rrëfen se Ronaldo fenomeni mbetet lojtari që i ka pëlqyer më shumë: “E shihja me admirim, pasi gjithnjë arrinte të krijonte magji me lojën e tij”.

Related posts

HANDANOVIC JASHTË PLANEVE/ Interi zgjidh problemin për portën. Zbulohet marrëveshja me “gardianin”…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një aksioni të Kuqezinjve”, Uzuni shpërdoron një shans të artë San Marinos (VIDEO)

Delo.autor

“MBËSHTES KLUBIN DHE CHAMPIONS LEAGUE”/ Trajneri Flick: European Super League është e dëmshme për…

Delo.autor

Leave a Comment