Futboll Premier League Sport

FUTBOLLISTI NUK SHKONTE NË STËRVITJE/ Aubameyang nuk vinte në mbledhje dhe refuzonte të vraponte te Dortmund

Ish-trajneri i Borussia Dortmund Peter Stoger ka punuar me Pierre-Emerick Aubameyang për vetëm katër muaj sezonin e kaluar, përpara se gabonezi të largohej nga Signal Iduna Park për t’iu bashkua Arsenal-it.

Gjithsesi, Aubameyang, i cili kërkonte me dëshpërim të transferohej në Londër gjatë asaj kohe, i ka bërë shumë përshtypje Stoger-it për disiplinën e tij.

“Ai nuk më linte asnjë zgjedhje tjetër. Ai stërvitej mirë për katër ditë të javës. Por për të theksuar dëshirën për t’u larguar, ai nuk vinte në mbledhjet e ekipit përpara ndeshjeve dhe refuzonte të vraponte në stërvitjen e fundit.

“Bëmë çmos për ta mbajtur për të paktën edhe një vit e gjysmë, por Auba nuk ishte gati për këtë gjë,” shprehet Stoger për Sport Bild.

“Gjithsesi, ju them se sinqeritet që shkonim mirë bashkë. Ai më kërkoi falje personalisht përpara se të shkonte te Arsenal.”

Related posts

Europiani i Atletikës/ Izmir Smajlaj kërkon “të artën” me rekord të ri

Isa.Autor

Leo Messi flet për Griezmann dhe zbulon merkaton e Barçës

Sadik.Autor

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, vazhdon të vendos rekorde

Sadik.Autor

Leave a Comment