Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Partizani në “Elbasan Arena”, rezultati 1-0

Supersfida Teuta-Partizani do të ngrenë siparin e sezonit të ri në Kategorinë Superiore ditën e sotme në orën 19:45 në “Elbasan Arena”, në një takim ku vendosen përballë dy klube që luftuan deri në javën e fundit për titullin kampion edicionin e shkuar.

Si durrsakët ashtu dhe kryeqytetasit do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollistik. Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajnerët Martini dhe Daja kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

Afrimet e bujshme të Partizanit, si Kaçe, Albion Marku, sulmuesi Filipoviç apo edhe Esat Mala e nisin nga stoli. E njëjta zgjedhje edhe te Teuta, ku dy lojtarët e afruar së fundmi Akuah dhe Koumbemba ndodhen në stol.

 

LIVE: TEUTA-PARTIZANI  1-0

KOMENTI LIVE:

Gjiorgev 18′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet supersfida! 

90+2′ “Demat” mbeten në sulm dhe provojnë me Kaçen, por tentativa e korçarit devijohet shumë pranë vijës fatale.

90+1′ Mundësi e mirë për Partizanin, por Filipoviç nuk e kthen topin në momentin e duhur, goditje këndi për Partizanin.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Teuta, largohet Todorovski, vendin e tij e merr mesfushori Akuah.

85′ Daja kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Tedi Cara dhe Damçevski në vendin e kroati Filipoviç dhe afrikani Maguete. “Demat e Kuq” kërkojnë me ngulm golin e barazimit.

84′ Xhekson Ferreira është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

77′ Partizani kërkon një tjetër penallti, pas rrëzimit të Carës, por gjyqtari Xhaja vijon lojën.

76′ Musta harkon një top të rrezikshëm në zonë nga e majta, por kontrollon gjithçka portieri Qirko.

71′ Zëvendësim edhe te Teuta, Gjiorgev i lë vendin Ildi Grudës.

69′ Tre zëvendësime te Partizani, Kaçe, Marku dhe Mala në fushën e lojës.  Largohen Murataj, Gligorov dhe Rrapaj. “Demat” në kërkim të barazimit.

66′ Protesta në radhët e Teutës, futbollistët kërkojnë ndëshkimin me karton të dytë të verdhë të brazilianit Stenio Zhunior, por nuk mendon kështu gjyqtari Xhaja.

64′ Zëvendësim te Teuta, largohet Sebino Plaku vendin e tij e merr Koubemba.

59′ Gjuan Stenio Zhunior, topi ka shkuar jashtë kuadratit. Gabon sulmuesi brazilian. Nuk i besojnë syve të kuqtë. Me një veprim “alla Zhorzhinjo”, braziliani i Partizanit nuk është treguar i saktë duke gabuar nga 11-metra. Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

55′ Rast i artë për Partizanin me anë të Tedi Carës, vendimtare ndërhyrja e Ivanoviç, por pas kontrollit me sistemin VAR, gjyqtari Xhaja akordon penallti për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Teutës.

53′ Rritëm i kënaqshëm në këtë pjesë të dytë, me skuadrat që kërkojnë të shënojnë sërish.

48′ Stenio Zhunior ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj mbrojtësit Ivanoviç.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Asion Daja është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë!

39′ Rrapaj provon të befasojë me një predhë nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Aksion i rrjedhshëm te Partizani, por krosimi i Stenio Zhunior, devijohet dhe shkon drejt e në duart e portierit Qirko.

33′ Protestojnë futbollistët e Partizanit, të cilët prentendojnë se portieri Qirko e kapi topin me dorë jashtë zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

30′ Partizani kërkon të organizohet duke marrë frenat e lojës në dorë, por mbrohen mirë durrsakët, që nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

22′ Provon të kundërpërgjigjet  me anë të Tedi Carës nga krahu i djathtë i sulmit, por kavajasi nuk përfiton duke dalë me gjithë top jashtë.

18′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Gafë e rëndë e Alban Hoxhës, durrsakët gjejnë golin e avantazh me sulmuesi Gjiorgev. 

17′ Tronditet porta e Alban Hoxhës, Gjiorgev provon me një gjuajtje të rrezikshme që ndalet nga shtylla.

15′ Pranë golit Partizani me Herald Markun, i cili pas harkimit të Rrapajt nga këndi, provoi me kokë, por tentativa e tij u ndal nga Qirko.

5′ Partizani shfaqet më kërkues në këto minuta të para, gjithsesi skuadrat tregojnë kujdes, duke studiuar njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton supersfida në “Elbasan Arena”.

Ish-kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ka shkelmuar topin nga qendra, duke i dhënë “bekimin” e kampionit këtij sezoni të ri futbollistik. 

Related posts

GUARDIOLA PËRFITOI NGA STIMULIMET/Sulmuesi Mane i përgjigjet trajnerit: Do vazhdoj të…

Delo.autor

“SHIHEMI NË QERSHOR”/ Tifozët ngacmojnë Harry Kane. United ngec në Londër

F.autor

HOLANDË-POLONI/ Një përballje mes dy ekipe që premëtojnë spektakël (FORMACIONET ZYRARE)

Delo.autor

Leave a Comment