Futboll La Liga Sport

“GLADIATORI”/ REALI intensifikon veprimet për BLERJEN E TALENTIT të Boca Juniors

Real Madridi kërkon forca të freskëta në mesfushë. Mësohet se një përfaqësues i klubit spanjoll ka udhëtuar në Argjentinë ku ka patur bisedime me Boca Juniors për kolumbianin Wilmar Barrios, i konsideruar si një luftëtar në qendër të mesfushës.

Ai shihet si alternativë për Modriçin dhe Casemiron te Real Madridi, ndërsa klubi argjentinas pak ditë më parë i rinovoi kontratën, duke ia rritur klauzolën e largimit në 24 milionë dollarë. Në verë për lojtarin ishin në garë Tottenhami, Interi dhe Evertoni, ndërsa tani duket se Real Madrid synon ta mbyllë shumë shpejt blerjen e tij për merkaton e dimrit.

Related posts

Talenti Shqiptar bën “hapin” e madh në karrierë, firmos me klubin e njohur Italian

Q.Autor

KOULIBALY TEK BAYERN MUNICH? Drejtuesi i kampionëve gjermanë sqaron gjithçka shkurt

Delo.autor

E FUNDIT/ EUROPA LEAGUE: Lojtari më i mirë, ylli francez FITON çmimin individual

Isa.Autor

Leave a Comment