Futboll Seria A Sport

Zamparini: Dybala është Messi i ri, penalizohet nga Seria A

Pronari i Palermo-s, Maurizio Zamparini, është kthyer të flasë për Paulo Dybala, i cili nuk po kalon një moment shumë të mirë. Dhe të mendosh që fillimi i sezonit ka qenë i shkëlqyer për numrin 10 të Juventus, deri në atë pikë sa është krahasuar me Lionel Messi-n.
Messi.

“Kur ka marrë kritikat e para i kam shkruar: ‘Paulo, shko në Spanjë të lutem’. Kam thënë gjithmonë se është Messi i ri dhe e them edhe tani që e kritikojnë të gjithë”, ka thënë Zamparini.

“Nëse shikojmë vetëm talentin, është ai që i afrohet më shumë. Problemi nuk janë krahasimet, por futbolli italian, në të cilin Dybala është i mbërthyer nga taktika”.

“Për t’u ngjitur një shkallë më lart, ai duhet të luajë një futboll të vërtetë. Në Serie A i jepet përparësi taktikës. Dybala i vërtetë do të shihet kur të shkojë te Barcelona ose Real Madrid. Vlera e tij? Juventus e ka paguar 40 mln, tani mund ta shesë për 150 mln euro”.

Related posts

Alisson, portieri që vlen sa një sulmues dhe garanton 15 pikë në vit

Sadik.Autor

MERKATOJA E REALIT/ Njihuni me 4 emrat për të zëvendësuar Ronaldon tek madrilenët

Isa.Autor

ËSHTË NJË “XHEVAHIR” I BARCELONËS/ Ansu Fati merr një super dhuratë, por nuk e gëzon dot… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment