Futboll Premier League Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Solskjaer do dy blerje të tjera para mbylljes të merkatos, ja emrat…

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Soslskjaer, kërkon dy blerje t ë tjera para mbylljes së merkatos.

Djajtë e Kuq janë të dëshpëruar për të përforcuar skuadrën para mbylljes së merkatos dhe pas një fillimi jo shumë të mirë të sezonit të ri.

Sipas The Sun, klubi po punon që të sigurojë Jadon Sancho dhe Alex Telles në javët e ardhshme.

Anglezët kanë besim se do të arrijnë të sigurojën shërbimet e Sancho-s me një ofertë 98 milionë euro për Borussia Dortmund.

20-vjeçari do të ishte dakord me një transferim në Old Trafford, por nuk do ta forcojë largimin nga verdhezinjtë.

Gjithashtu, United po negocion me Porto-n për Telles, me portugezët që kërkojnë 19 milionë euro.

Djajtë e Kuq, gjithsesi, nuk duan të paguajnë aq shumë për mbrojtësin 27-vjeçar, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës.

Related posts

SURPRIZA TE KOMBËTARJA/ Silvinjo dërgon në tribunë mesfushorin e Seria A, ndaj Serbisë do mungojnë edhe…

F.autor

FESTA E INTER ZGJAT 6 MINUTA/ Reagon sulmuesi Mancosu dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Zaniolo te Juventusi? Paratici takon agjentin e talentit italian të Romës

Delo.autor

Leave a Comment