Futboll Seria A Sport

HABIT GATTUSO: S’jemi AJAKSI, më duhen edhe 7-8 ndeshje për të bërë…

Mentaliteti sjell rezultate apo e anasjella? Kësaj pyetje është munduar t’i përgjigjet Xhenaro Gatuzo, i cili duke analizuar ekipin e tij ka deklaruar: “Në këtë moment nuk e dimë ende. Fituam ndaj Sampit dhe ishin tri pikë me shumë vlerë, por ato të së mërkurës do të kenë edhe më shumë.

Çastet e vështira që kemi kaluar dukej sikur na pengonin, por tani jemi vetëm një fitore larg zonës fisnike në renditje. Aspektet fajësuese janë disa, por me një pikë në derbi ndoshta do të ishim duke folur ndryshe sot”. Skema, lojtarët që nuk japin atë që pritet dhe situata komplikohet papritur për një trajner. Gatuzo i njeh rreziqet e profesionit:

“Trajnimi është një zanat i vështirë. Nuk e dëgjova time shoqe kur më këshilloi t’i qëndroja larg futbollit, por nuk jam penduar. Puna ime më bën të ndihem mirë dhe, për sa kohë nuk do t’i kemi thyer dhëmbët, do të vazhdoj të përballem me vështirësitë”. Moduli i ri dhe paraqitja e ekipit ndaj Sampdorias nuk e la të kënaqur Rinon në aspektin taktik dhe, siç shpjegon ai, kjo erdhi sepse: “Pësuam dy gola me dy goditje drejt portës.

Nuk jemi Ajaksi i viteve 70 dhe nuk i lejojmë dot vetes futboll total, megjithatë goli i dytë i Sampdorias erdhi me një ‘gjetje’ gjeniale, ndaj preferoj ta shoh në këtë mënyrë dhe jo si një gabim të lojtarëve të mi. Sidoqoftë, nuk mendoj se fituam për shkak të modulit, sepse fitoret ndërtohen mbi shumë aspekt dhe nuk mjafton një skemë e mirë apo që të jesh thjesht agresiv. Personalisht, mendoj se fjalët mbi mua nuk u kanë bërë mirë djemve.

Pas Sampit i përgëzova, por tani na pret një takim tjetër. Mbështetjen e tyre dhe të klubit e ndiej çdo ditë, ndaj nuk shqetësohem për frymën në ekip”. Tri pikët e së dielës ishin oksigjen për teknikun dhe renditjen e Milanit. Rino nuk mendon se momenti negativ është lënë pas, teksa deklaron: “Më duhen edhe 7-8 ndeshje për të thënë nëse jemi në rregull ose jo, megjithatë t’i hedhim hapat gradualisht.

Ndaj Xhenoas të mendojmë të luajmë mirë dhe të marrim rezultat, më pas do të shohim ku jemi”. Në fund Gatuzo foli edhe për situatën e dëmtimeve në skuadër, e cila paraqitet jo pak problematike për disa lojtarë: “Bonaventura ka një acarim të tendinëve dhe megjithëse ka shtrënguar dhëmbës për shumë kohë nuk ka mundur të stërvitet siç duhet. Po vlerësoj edhe Çalhanoglunë, që edhe pse jo në kushte optimale është vënë në dispozicion.

Edhe Kutrone ka pasur probleme, por kisha nevojë dhe ai nuk u kursyes. Konti po stërvitet mirë, teksa Kaldara do mungojë për ca kohë. Shpresoj të rikuperoj disa lojtarë sepse edhe kalendari është shumë i ngjeshur ndaj duhen energji për të qenë në lartësinë e situatave.”

Related posts

ZHDUKEN MESSI E RONALDO/ Nga Rodri te Haaland, ja 15 futbollistët që kushtojnë më shumë në botë

F.autor

MESAZH TË QARTË PËR MOURINHO DHE TOTTENHAM/ Flet Bale: Kërkon të fitojë trofe, por…

Delo.autor

NUK DI TË NDALET NË KATAR 2022/ Italia e Mancinit theu mallkimin 55-vjeçar ndaj Bullgarisë

Delo.autor

Leave a Comment