Futboll La Liga Sport

KATALANASIT NISIN FESTËN/ Neymar-Barça: Messi e ka marrë vendimin FINAL

Neymar në Barcelonë paska një sponsor të fuqishëm dhe quhet Lionel Messi! Spekulimet e fundit rreth merkatos së Barcelonës shohin pikërisht yllin argjentinas si nxitësin kryesor të lëvizjes së madhe në të ardhmen, pasi Messi u ka komunikuar drejtuesve se kthimi i Neymar do të ishte mëse i mirëpritur.

Braziliani u largua nga Barcelona në vitin 2017, duke tronditur botën e futbollit dhe duke tensionuar jo pak ambientin në Katalunjë, aty ku shpenzuan pa fund për ta zëvendësuar, pa ndonjë sukses të madh, sepse Dembele nuk po rezulton talenti që mendohej.

Gjithsesi, “martesa” PSG-Neymar nuk ka funksionuar ashtu si ëndërronte braziliani, i cili tashmë e kakuptuar se largimi nga Barcelona nuk ishte rruga e duhur për t’u ngjitur në nivelin e Messi-t dhe Ronaldo-s.

Tashmë kapiten te Barcelona, Messi nuk duket i shqetësuar nga rivaliteti i përfolur me Neymar dhe ka biseduar me drejtuesit e klubit në lidhje me përfitimin që do të kishte Barça nga kthimi i sulmuesit 26-vjeçar.

Edhe pse ka fituar 4 herë Champions league, Messi e ka kuptuar se duhej të kishte fituar shumë më tepër në arenën ndërkombëtare dhe gjithashtu Barça 2014/15, me Neymar e Suarez krah tij, ishte një ndër ekipet më të forta ku Messi ka luajtur.

Natyrisht, kthimi i Neymar ka pengesa të shumta, duke nisur nga kostoja e operacionit, në një kohë që Barcelona po shpenzon shifra të frikshme për pagat dhe nuk ka shans të shpenzojë 222 milionë për të rimarrë Neymar-in, aq më shumë që nëse shitet Dembele, zor se arkëtohet shifra e shpenzuar për të verën e shkuar.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Me këto 4 SUPER ndeshje mund të bëheni MILIONERË (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ “Demi” Lautaro zhbllokon sfidën ndaj Shakhtar Donetsk me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

RRUFE NË QIELL TË HAPUR/ Kukësi gjobit trajnerin Duro, i mbahet “gjysma” e rrogës për…

Delo.autor

Leave a Comment