Futboll La Liga Sport

HABIT TRAJNERI I NJOHUR/ JUVENTUSI na mësoi si të luajmë në Champions

Pavarësisht humbjes së pësuar kundër Juventus, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Champions League, trajneri i Valencias, Marlcelino, beson se ata mund të përmirësohen ende pas barazimit të marrë kundër Manchester United.

Valencia udhëtoi drejt “Old Trafford” duke e ditur se humbja nuk ishte një opsion dhe ka arritur ta mbajë portën të paprekur ndaj “Djajve”. “Pas Juventusit kishim pesë ndeshje të tjera për të luajtur dhe ajo eksperiencë na ndihmoi të mësonim se si të luanim dhe lufotnim në Champions League,” tha ai pas barazimit me United.

“Ne i treguam kundër United ato që mësuam dhe treguam se jemi një skuadër e fortë, që lëshon shumë pak. Ndeshjen e ardhshme do të luajmë për kualifikimin.” Jose Mourinho ishte sërish subjekt i kritikave, por Marcelino i doli në mbrojtje portugezit.

“Ai është sjellë shumë mirë me mua si para, ashtu edhe pas ndeshjes,” shtoi ai. “Ai është një trajner shumë i suksesshëm. Gjithmonë përpiqem të mësoj prej tij dhe e falënderova për kujdesin që morëm këtu.”

Ndeshja e radhës në grup për Valencia-n është kundra Young Boys që ende nuk ka arritur të fitojë pas humbjes me United dhe Juventus.

Related posts

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Kërkon të marrë në stol De Biasin klubi i Serie A…

Delo.autor

Edhe 5 finale për Laçin, parakalimi i Partizanit i jep Europa League-n

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Dortmund. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment