Futboll Sport

ZYRTARE/ U largua nga Shqipëria, sulmuesi firmos me Llapin në Kosovë

Jurgen Peqini, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë, është lojtari më i ri i Llapit në Kosovë.

Ka qenë vetë klubi nga Podujeva, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin për 3 sezone. Në sezonin e fundit me Besën, Peqini shënoi 5 gola dhe dha 8 asiste, duke treguar një formë shumë të mirë. Gjatë karrierës së tij, sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur edhe me Teutën, Turbinën dhe Elbasanin.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare: Jurgen Peqini nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin
Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës rrit konkurrencën në repartin ofanziv
Podujevë, 8 qershor 2021 – Skuadra e Llapit ka afruar në radhët e saj sulmuesin e qendrës nga Elbasani, Jurgen Peqini. 22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë 3 vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.
Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina.
2016/17 – KF Elbasani (5 gola, 3 asistime)
2017/18 – KF Teuta (6 gola)
2019/20 – KF Turbina (11 gola, 10 asistime)
2020/21 – KF Besa Kavajë (5 gola, 8 asistime)

Related posts

LIVE/ Tirana-Kastrioti, mbyllet pjesa e parë. Pa gola në kryeqytet

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra dyfishon ndaj Islandës, njihuni me të gjitha rezultatet

Isa.Autor

REAL MADRID-INTER/ Inzaghi i beson dyshes Lautaro-Dzeko, Ancelotti me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment