Futboll Seria A Sport

HEROI I GENOAS/ Ja dedikimi special i autorit të golit më të hidhur për Juventusin

Daniel Bessa është heroi i Genoa. Kuqeblutë ia dolën mbanë që të realizonin një mision vërtetë fantastik, duke ndalur Juventusin për të parën herë në këtë sezon, me bardhezinjtë që vinin pas plot 10 fitoresh të njëpasnjëshme. Një paraqitje fantastike ajo e djemve të Ivan Juric, që zbritën shumë mirë në fushë gjatë pjesës së dytë, duke arritur të barazojnë rezultatin pas golit të shënuar fillimisht nga Cristiano Ronaldo.

Ishte Daniel Bessa ai që realizoi golin e barazimit, pasi shfrytëzoi përgjumjen e rëndë të mbrojtjes bardhezi. Ky ishte goli i tij i parë në këtë sezon. Një gëzim i jashtëzakonshëm për klubin kuqeblu, që shprehet edhe përmes fjalëve të djaloshit 25-vjeçar. Ky i fundit, në fjalën e tij për “Sky Sport” ka një dedikim special për golin e realizuar.

“Sot jemi përballur me skuadrën më të fortë në Itali, por kjo është një pikë e fituar nga e gjithë skuadra. Shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë mirë, duke nisur nga ky barazim, që është vërtetë i rëndësishëm. Këtë gol ia dedikoj mamasë time që gjashtë vite më parë ka mundur një tumor në gjoks, ndërsa sot ishte këtu. Ata janë më të fortë në të gjitha repartet, duhej të tentoja t’i vendosja në vështirësi me grintën dhe do të thoja se barazim është rezultati i duhur”, deklaroi golashënuesi Bessa.

Related posts

BËRI FOTO ME SULMUESIN E RIVALËVE TË PËRJETSHËM/ Tifozin e Manchester United e pushojnë nga puna

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Hyri në fushë dhe ndërpreu ndeshjen, shikoni se si ju del duarsh tifozi rojeve të “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

COURTOIS SUPERLATIVA PËR VETEN E TIJ/ Unë arrij aty ku portierët e tjerë nuk munden

Isa.Autor

Leave a Comment