Futboll Seria A Sport

ICARDI NDEZ DERBIN: Nuk kam asnjë merak për të qenë si HIGUAIN, jam më i…

Vijojnë përgatitjet e të dyja skuadrave për derbin e Milanos, që do të luhet të dielën mes Interit dhe Milanit. Mauro Icardi është pikë referimi në radhët e zikaltërve, teksa do të ketë përballë, po me këto “valenca”, bashkatdhetarin e tij, Gonzalo Higuain. Nga rinovimi te krahasim me “Pipita”, duke kaluar nëpër angazhimet e ardhshme prestigjioze midis kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, kapiteni i Interit mundohet t’i prekë të gjitha.

Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, sulmuesi argjentinas përballet “në letër” me homologun argjentinas të kuqezinjve: “Nëse do kisha mundësi t’i hiqja Milanit dikë për derbin, patjetër do të ishte Higuain. Ai është sulmuesi kryesor i kuqezinjve, i cili ka shënuar rregullisht në vitet e fundit. Unë nuk mendoj se ka një rivalitet mes nesh, por mes dy skuadrave.

Gonzalo ka shënuar kaq shumë gola në karrierën e tij. Personalisht jam i qetë, nuk kam asnjë merak për të qenë si ai. Unë kam karakteristikat e mia. Më mirë një gol ndaj Milanit, apo Juventusit? Nuk ka rëndësi, mjafton që ky gol të vlejë tri pikë”.

Icardi, gjithashtu, shpjegon rrugën e tij të të luajturit: “Stili im i lojës është ai që ju shihni. A jam i sigurtë se me Lautaro Martinez mund të luajmë si duet sulmues i Interit? Po, ne mund të bëjmë mirë së bashku. Edhe me Nainggolan është një kënaqësi për të luajtur”.

Pas derbit do të vijë ndeshja me Barcelonën në Champions. Sulmuesi i Interit beson te potenciali i ekipit të tij: “Duhet të mendojmë vetëm në lidhje me një ndeshje, atë derbi, tani për tani. Jemi të vetëdijshëm se blaugranët nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme. Interi, në raport me Juventusin? Ne jemi një ekip në rritje, pastaj bardhezinjtë kanë një bazë prej shumë vitesh”.

Related posts

KORONAVIRUSI “INFEKTON” EDHE CHAMPIONS-IN/ Juventus-Lion mund të luhet larg “Allianz Stadium”

Delo.autor

Franck Ribery drejt largimit nga klubi bavarez

Sadik.Autor

LIVE/ Starton sfida Danimarkë-Zvicër

Delo.autor

Leave a Comment