Champions League Futboll Sport

TERSI NË ÇEREKFINALET E CHAMPIONSIT/ Ja sa ka pa shënuar Messi në këtë fazë kompeticioni

Lionel Mesi është njeriu i rekordeve dhe në karrierën e tij ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Sigurisht që mund të gjesh edhe momente jo të mira dhe një prej tyre lidhet me faktin që në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve nuk ka shënuar prej 6 vitesh. Golin e tij të fundit në këtë fazë të kompeticionit e ka gjetur në prillin e vitit 2013 kundër PSG-së.

Për më tepër, kur Liga e Kampionëve bëhet shumë e rëndësishme, ai nuk ka arritur të jetë vendimtar për Barcelonën dhe kjo është një arsye përse katalanasit nuk kanë arritur të fitojnë Champions.

Në vitin që Leo Mesi mundi të shënonte në çerekfinale, Barcelona u eliminua në gjysmëfinale ndaj Bajernit me një rezultat përfundimtar 7-0. Leo ishte i dëmtuar. “Pleshti” nuk e ka rrëmbyer dot skenën dhe sot në mbrëmje ka shansin që të thyejë tersin për të shënuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Related posts

Spektakël, gola dhe permbysje, Milan merr fitore të cmendur ndaj Chievos

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Haaland, Reus mposht portierin Ederson (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Trajneri Dede me sulm të frikshëm ndaj “Demave”, ja formacioni i frikshëm…

Delo.autor

Leave a Comment