Futboll Seria A Sport

IDHULLI I TIFOZËVE/ CUTRONE: Nuk e shpjegoj dot me fjalë kur SHËNOJ poshtë…

Ndeshje perfekte ajo e djeshmja e Patrik Kutrones. Sulmuesi kuqezi ka folur për televizionin e klubit, duke komentuar takimin dhe ecurinë e Milanit.

Ndeshja – “Është një kënaqësi të dëgjoj fjalët e mira që trajneri thotë për mua, por sot të gjithë ndihmuam njëri-tjetrin, duke treguar se jemi një skuadër dhe një grup i bashkuar. Kur humb është normale që të të kritikojnë. Kështu e ka futbolli, por të mërkurën do të kemi një shans për të qenë mes katër të parave në renditje”.

Raporti me Higuain – “Me Gonzalon në krah ndihem shumë mirë. Ai është një lojtar fantastik dhe në fushë lëvizim në sinkron. Në fillim e patëm të vështirë, sepse edhe skema kishte ndryshuar, por me kalimin e minutave gjetëm distancat dhe kohën për të ndërtuar fitoren. Me Higuainin flasim shpesh, në stërvitje, në fushë e jashtë saj. Këshillat e tij për mua janë flori dhe përpiqem t’i dëgjoj me vëmendje e t’i zbatoj me përpikëri sa herë luaj”.

Gola në “San Siro” –“Nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë do të thotë të shënosh poshtë tifozëve ultras të ekipit tënd. Edhe kur shënon larg tyre, nuk është keq gjithsesi (qesh). Është e pabesueshme si ndjesi, sepse kemi tifozë fantastikë që na kanë qëndruar pranë gjithmonë. I falënderoj në emër të ekipit.

Related posts

Shorti i Europa Leagues I ASHPËR ME SHQIPTARËT, XHAKA dhe MUSTAFI sfidojnë…

Isa.Autor

CONTE TAKON AGJENTIN E YLLIT LUKAKU/ Ja dhe dy objektivat e tjera të Interit në verë

Delo.autor

EPIKE/ Shihni si do dukeshin Mesi dhe Ibra po të kishin kokën e Spaletit (FOTO)

F.autor

Leave a Comment