Futboll Sport

INJORIMI NDAJ REKORDMENIT/ “Bolt nuk bëhet futbollist as për 100 vjet!”

Markus Babbel “ngel në klasë” rekordmenin e atletikës. Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe Liverpool, ka shuar ende pa nisur ëndrrën e ish-sprinterit xhamjakan. “E kam parë të luajë dhe me të gjithë respektin e mundshëm që kam, them se as pas 100 vjetësh nuk do t’ja dalë të bëhet një futbollist profesionist”, deklaroi Babbel.

Aktualisht Usain Bolt nuk është angazhuar ende nga klubi australian Central Coast Mariners dhe gjermani, që në ato lartësi stërvit skuadrën e Western Sydney Wanderers në A-League, mendon gjithsesi se: “qëndrimi i xhamajkanit mund të jetë sensacionale nga këndvështrimi i marketingut, duke bërë që kampionati australian të gjenerojë benefite të mëdha nga pikëpamja e interesimit. Por për pjesën tjetër nuk mund ta marr seriozisht”, konfirmoi Babbel për të përditshmen zvicerane “Blick”.

Për momentin Bolt qëndron në Australi, aty ku u vendos që në gusht, dhe nga e gjithë kjo aventurë deri në këto momente mbahet mend vetëm dygolëshi i shënuar prej tij në miqësoren e parë të luajtur si titullar. Ndërkohë, printeri xhamajkan ka refuzuar ofertën 2-vjeçare nga maltezët e FC Valletta, sikurse ka bërë me dije menaxheri i tij, Ricky Simms. Sezoni në Australia nis të premten dhe e ardhmja e Bolt është ende e paqartë.

Related posts

Shkëndija nuk fal, Izair Emini mban premtimin

Q.Autor

TRAGJIKE/ Finalja Chelsea-Palmeiras, qëllohet për vdekje një tifoz jashtë stadiumit

Delo.autor

MAN CITY NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë de Bryene (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment