Futboll Premier League Sport

NERVOZIZËM TEK LIVERPOOL/ van Dijk akuzon portierin: E pyeta se pse i vuri shkelmin gjithçkaje, pas ndeshjes…

Këtë vit te Liverpool duan vetëm të fitojnë dhe këtë gjë Klopp e dëshmon në të gjitha mënyrat. Gabimi i portierit Alisson në ndeshjen kundër Manchester United, nuk i kushtoi Liverpool-it fitoren, por ka tërbuar tifozët dhe shokët e skuadrës. Është vetë qendërmbrojtësi van Dijk, i shndërruar në lider i “Të Kuqëve” ai që për faqen zyrtare konfirmon nervozizmin në skuadër pas gafës së portierit brazilian të Liverpool që i hoqi “Të Kuqëve” shansin për të dalë me portë të paprekur në përballjen ndaj “Djajve të Kuq”, ndeshje e përfunduar me fitoren 3-1 të skuadrës së Jurgen Klopp.

“Alisson? Pas ndeshjes i thash se ishte faji i tij që nuk dolëm me portë të paprekur. E pyeta se pse i vuri shkelmin gjithçkaje. I bëra një shaka. Deri tani ka qenë fantastic. Ndodhi, i ndodh të gjithëve që të bëjnë gabime. Mbase nuk reagova si duhet, por ndonjëherë edhe mund të ndodhë. Më pas e morëm veten dhe fituam. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Disa mund të thonë se ishte vetëm një ndeshje, por për ne ishte gjithçka special kundër atyre. Nuk i mundnim në shtëpinë tonë prej shumë kohësh, dhe e merituam fitoren”, deklaroi van Dijk.

Related posts

Dugarry kritikon ashpër Neymar: Si mund ta pranojë PSG diçka të tillë?

Sadik.Autor

LARGIME TË SHUMTA NË MERKATO/ Si shkatërrohen skuadrat e Kategorisë Superiore një natë të bukur vere…

Delo.autor

FITORJA NDAJ PARTIZANIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Baselit: U përgjumëm pas golit të dytë

Delo.autor

Leave a Comment