Futboll Kategoria Superiore Sport

“NE JEMI NGJITUR NGA KATEGORIA E PARË”/ Trajneri Dovedan i qartë: Nuk kërkoj kryesimin sepse…

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, u duk i kënaqur edhe me një pikë në fushën e Laçit, pas barazimit pa gola.

Dovedan deklaroi se Bylisi i tij nuk mendon për vendin e parë të renditjes, por pret që një vit të fitojë eksperiencë me lojtarët e tij, dhe më vonë ndoshta mund të pretendojë edhe më lart.

Sa i kënaqur je me këtë ekip, edhe pse keni bërë kritika?

Kemi luajtur ndaj një ekipi të organizuar mirë, të fortë dhe teknik. Bylisi nuk do vendin e parë, por për të qëndruar në vendet e larta të renditjes. Nuk është e lehtë të jesh në vendin e parë.

Ju kënaq 1 pikë në Laç?

Kemi luajtur një ekipi të mirë, na pëlqen edhe një pikë.

Ecuria mjaft e mirë. Çfarë ju mungon të jeni në vendin e parë?

Ne jemi ngjitur nga kategoria e parë, si minimum duhet një vit eksperiencë, më pas na duhet të shikojmë për vendet e larta. Duhet të luajmë një vit në këtë kategori.

Related posts

SULMON TRAJNERIN TUCHEL/ Legjenda Roche: Nuk duhej të kishte folur, është treguar…

Delo.autor

“MUND TË SHKOJNË DERI NË FUND…”/ Casillas i dorëzon rekordin CR7 dhe zgjedh favoritet për Champions

Delo.autor

BRAKTIS STËRVITJET ME JUVENTUS/ Ronaldo i qëndron te koka, spitali “kyç gojën” për nënën e tij (SITUATA)

Delo.autor

Leave a Comment