Futboll Shqipëri Sport

Izraeli i dërgon mesazh SHQIPËRISË/ Sulmuesi kundërshtar: Luaj dhe me NJË KËMBË, dhe…

Izraeli mori një fitore të vuajtur, por të rëndësishme përballë Skocisë. Kundërshtarët e ardhshëm të Shqipërisë arritën pas shumë peripecive të merrnin tre pikë të vyera ndaj rivalëve në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por, teksa të gjithë festojnë fitoren e shumëpritur, sulmuesit Moanes Dabour i ka dalë “dehja” duke deklaruar pas ndeshjes se ndaj Shqipërisë, ai do të luajë me të gjitha mënyrat, bile dhe duke u sakrifikuar.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë, dhe mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë. Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat, pasi kemi luajtur mirë, kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshje ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse nuk kam njërën këmbë”, deklaroi për mediat sulmuesi i Salzburgut Dabour.

Shqipëria udhëton në Izrael për t’u përballur me vendasit në stadiumin “Turner” në orën 20:45.

Related posts

PRITEJ VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani gati të “rrëmbejë” sulmuesin që shkëlqeu në Superiore, ja emri…

Delo.autor

Gentian Mezani flet hapur: Lojtarët të mos tolerojnë

Sadik.Autor

Shkëndija e Tetovës fiksohet me lojtarët e Skënderbeut/ Dy titullarë të tjerë të shënjestër

Sadik.Autor

Leave a Comment