Futboll Kombëtarja Sport

Ka akoma shpresë për Shqipërinë/ Ja skenarët se si kuqezinjtë mund të dalin të parët në grup

Situata në grupin A ku ndodhet Shqipëria është e barabartë. Diferenca që përcakton edhe renditjen e tre skuadrave është golaverazhi i tyre. Skocia e vendit të parë ka shënuar 3 gola dhe ka pësuar vetëm dy të tillë, Izraeli ka aq gola të shënuar sa edhe të pësuar, njësoj si kombëtërja jonë, por me ndryshimin se izraelitët kan shënuar dy herë ndërsa kuqezinjtë vetëm një.

Për skuadra e Panuçit ditën e dielë duhet vetëm fitorja, në rast se duan të kenë një shans për kualifikim.

Ndeshja e fundit në grup është ajo midis Skocisë dhe Izraerlit. Për të mos u varur prej kësaj përballjeje Shqipëria duhet që të fitoj të dy sfidat, edhe me Izraelin, edhe me Skocinë në 17 nëntor. Në raste barazimi me Izraelin, kuqezinjve do tu duhej me patjetër fitorja me Skocinë.

Nëqoftëse izraelitët arrijnë të marrin fitoren në shtëpinë e tyre, Shqipëria duhet të fitojë në “Loro Boriçi” në nëntor dhe të presë që Skocia të fitojë ndeshjen e fundit. E njëjta situatë edhe në rast se humb përballë skuadrës skoceze.

Nëse edhe ndeshjet e rradhës do të përfundonin sërisht barazim, situata nuk do të ndryshonte dhe Shqipëria nuk do të kualifikohej.

Related posts

Sarri: Lojtarët e mi duan të futen me gjithë topin në rrjetë

Q.Autor

“O SA MIRË ME QEN SHQIPTAR”/ Lot dhe përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. Duka në versionin “ultras”

F.autor

INTER HEQ DORË NGA SULMUESI KILIAN/ Dy yje në listën e Marotta-s për të zëvendësuar Sanchez, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment