Boks Sport

SUPER DUELI/ Wilder zbulon “3 muskëtierët” me të cilën do të mundë Fury (VIDEO)

Tyson Fury (27 fitore e asnjë humbje në karrierë), pak ditë më parë tregoi se do të stërvitet me dy boksierë të tjerë gjatë përgatitjeve që do të kryejë për duelin e 1 dhjetorit ndaj Deontay Wilder. Ndërkohë që, ky i fundit, ka vendosur që të ketë 3 partnerë në ring gjatë fazës përgatitore që ka nisur prej kohësh për duelin ndaj rivalit britanik.

Kubanezi Roberto Alfonso (31 vjeç), i pamposhtur në ring si dhe amerikanët Craig Lewis (34 vje) e Michael Polite Coffie do të jenë “3 muskëtierët” që kampioni i botës në peshën e rëndë Deontay Wilder (40 fitore e asnjë humbje në karrierë) do të ketë si “sparring partner” gjatë 50 ditëve të mbetura.

Më 1 dhjetor, Wilder do të mbrojë në “Staples Center” të Los Anxhelosit titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë ndaj Fury, një duel që parashikohet spektakolar dhe emocionues. Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre dhe fituesi pritet që në prill të 2019-ës të duelojë ndaj Anthony Joshua.

Related posts

Mourinho thumbon Van Gaal: United kishte humbur mentalitetin fitues

Sadik.Autor

NËNTË TË INFEKTUAR ME COVID-19/ Mjeku i Vllaznisë: Do ta fitojë luftën, ja pse situata nuk është shqetësuese

Delo.autor

Manchester United kthehet në lojë, Anthony Martial shënon golin e barazimit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment