Futboll La Liga Sport

JO VETËM POGBA/ Një tjetër “djall” tjetër shkon gratis tek Juventus nga United

Duket se skuadra e Manchester United është kthyer në shënjestër nga Juventusi, që përveçse synon të rikthejë në Serinë A mesfushorin Paul Pogba, kërkon të “rrëmbejë” edhe spanjollin Juan Mata. Kontrata e mesfushorit spanjoll skadon verën e ardhshme, ndaj ai mund të largohet gratis më 1 korrik 2019.

Për këtë arsye, bardhezinjtë i kanë “shkelur syrin” lojtarit 30-vjeçar, madje sipas mediave britanike drejtuesit e Juventusit kanë nisur kontaktet e para. Juan Mata është një mesfushor i avancuar, që do të ndihmonte skuadrën italiane me përvojën e tij në këtë transferim.

Problem për Juven do të jetë konkurrenca për të marrë lojtarin, pasi mësohet se ai ka marrë oferta edhe nga Kina dhe vendet Arabia, por duket se Mata preferon të qëndrojë në Europë. Për këtë arsye, një transferim në Serinë A do të ishte zgjidhja ideale për Mata, ndërsa për Juven një tjetër goditje me “parametrin zero”.

Related posts

NDALET INTER NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” dhe Roma ndajnë pikët, rrezikon kreun

Delo.autor

Inter ‘paralajmëron’ Milanin, Lazio bën detyrën ndaj Beneventos

Sadik.Autor

”CRISTIANO RONALDO APO RONALDO FENOMENI” / Flet Figo lojtari që ka lojtur me të dy legjendat

Isa.Autor

Leave a Comment