Futboll Shqipëri Sport

OPINION NGA GËZIM SINEMATI/ Poshtë Muzaka, rroftë Muzaka! Kur nga “pacienti” del heroi…

Nga mbiu ky Gjergj Muzaka? Shumë tifozë as nuk e kishin parë sesi ishte futur në fushë, në majë të gishtave si “hajdut”, apo na kapi në gjumë ngaqë loja në ato momente kishte efektin e një valiumi. Sido që të jetë e vërteta, goli i Muzakës nuk ishte i zakonshëm, tejet miklues, si një vepër e përbashkët arti midis sulmuesit dhe portierit Hoxha, ku secili e ka të ndaluar të thotë se… ndodhi vetëm për meritën time!

gjergji muzaka

I bekuar qoftë edhe në atë mënyrë si erdhi, sidomos kur kujton skenarin me të cilin tundim djepin e iluzioneve para ndeshjeve, sikur fituesi do të dalë nga logjika e një beteje taktike, apo sikur… nga përballja e talenteve që do të prinin spektaklin. Dhe as nuk e çonim nëpër mend se një i paftuar nga stoli do të vidhte historinë modeste të kësaj ndeshjeje… vetëm në një episod.

Dhe ai episod mund të përcaktohet si momenti kufitar, ku loja e kapur në ngërç nga presioni dhe frika për të mos humbur çliroi gazrat tamam si një tapë që shkulet nga shishja e verës… Dhe ashtu si vera që nuk shijohet qysh në sekondat e para, edhe goli i Muzakës në fillim pati shije të keqe për tifozët e Partizanit, që mallkuan me sharje të pamerituara, një ish-dashuri të vjetër.

Edhe më të tradhtuar akoma, kur ndodh truku hileqar, që ish-i i tyre futet si “pacient” në fushë me një këmbë të vrarë dhe del nga loja si hero… me më shumë se dy këmbë! Apo kur thonë se paska qenë një hile e trajnerit Shehi që e mbajti në stol për kohën më të madhe, që të futej në një moment dhe t’u prishte gjumin të gjithëve. Jo vetëm Partizanit, siç tha trajneri Gega se “tanët po flinim në atë moment”, por edhe vetë Skënderbeut që iu prishën planet për një barazim dinjitoz…

Related posts

GARA PËR TITULLIN KAMPION NË PREMIER/ Legjenda e Liverpoolit mesazh: Kohë të arta ju…

Delo.autor

Arsenali, Wenger mund të hapë rrugën për Arteta në verë

Q.Autor

Pothuajse la futbollin për muzikën, tani po shkëlqen në Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment