Futboll La Liga Sport

JO VETËM TRIPLETA/ Luis SUAREZ shkruan historinë e El Clasico (VIDEO)

Ndërkohë që nuk ka asgjë speciale në lidhje me penalltitët e realizuara në El Clasico, 11-metërshi i shndërruar në gol nga Luis Suarez në përballjen e Barcelonës ndaj Real Madrid këtë të dielë ka bërë histori. Për të parën herë në historinë e rivalitetit të nxehtë, është përdorur teknologjia përpara vendimit për akordimin e 11-metërisht.

Emocionet nisën herët me golin e realizuar nga Philippe Coutinho që gjeti golin e avantazhit për katalanasit që në minutën e 11’. Vetëm pak minuta më vonë, Varane pengon në zonë Luis Suarez. Pavarësisht rrëzimit të uruguaianit në zonë, arbitri vijoi lojën, dhe me të dalë topi jashtë, zyrtarët e ndeshjes iu drejtuan VAR. Arbitri pasi pa edhe një herë episodin nga monitori i vendosur pranë hurjes së tunelit, është rikthyer në fushë duke bërë me dorë në drejtim të pikës së bardhë të penalltisë.

Në mungesë të Messi-t, ishte radha e vetë Luis Suarez, fituesit të penalltisë, për të ekzekutuar goditjen nga 11 metra distancë prej portës. Përballë Courtois, uruguaiani Suarez ka ekzekutuar një penallti perfekte, duke dërguar topin në cepin e poshtëm të portës, ngjitur me shtyllën, për të lënë të paaftë portierin kundërshtar që të reagojë. Ky ishte goli i shtatë i Suarez në El Clasico, por jo i fundit, pasi uruguaiani ka realizuar edhe golin e tretë e të katërt për Barçan, për të regjistruar tripletë në fitoren e katalanasve 5-1 ndaj Real Madrid, duke shkuar në kuotën e 9 golave personal në klasiken.

 

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Partizani do “Air Albania” plot, çmime popullore për super sfidën e javës

Delo.autor

FITOI BASTIN ME GOLIN E HYSAJ/ Tifozi i Napolit bëhet me qen të ri (VIDEO)

Delo.autor

FRIKA E DËMTIMEVE/ Sarri u jep besim të rinjve të Juventus. Mes tyre dhe futbollisti shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment