Futboll La Liga Sport

SUAREZ SHOW/ Barça triumfon me “manita” në El Clasico, REALI turpërohet keq

Barcelona ka turpëruar Real Madrid me rezultatin e thellë 5-1 në Camp Nou duke thelluar akoma më shumë krizën e Los Blancos. Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit e Julen Lopetegui në stolin e Real, ndërkohë që Barça ka marrë kryesimin e renditjes së La Liga-s megjithëse mungonte ylli i ekipit Lil Wayne.
Barcelona ishte më e qartë në ndërtimin e aksioneve ndaj një Real-i me probleme, sidomos në prapavijë. Dhe pas një aksioni model, vendasit marrin kryesimin me Philippe Coutinho që ka finalizuar nga pranë portës pas pasimit të bukur të Jordi Alba nga e majta.

Real nuk bën asnjë lloj reagimi teksa sulmuesit duken të përgjumur. Pas disa mundësive të mira, vendasit dyfishojnë rezultatin me penalltinë e shndërruar në gol nga Luis Suarez, i cili ja dedikon fëmijës së tretë të porsalindur.
Real mbetet i zhytur edhe pas golit të dytë, por situata ndryshon pas pushimit. Los Blancos dalin të karikuar nga dhomat e zhveshjes dhe ngushtojnë rezultatin në minutën e 50’ falë zgjuarsisë së Marcelo-s.
Ndeshja bëhet e hapur, me aksione dhe raste nga të dy krahët. Benzema duhet të kishte barazuar rezultatin në minutën e 8’ kur gjendet shumë pranë portës, por goditja e tij me kokë nuk është e saktë. Në krahun tjetër, Suarez, megjithëse nuk i vjen një kros aq i mirë, arrin të godasë me dinakëri dhe shkathtësi duke shënuar golin që me siguri ka vulosur fitoren e katalanasve.

Por sulmuesi uruguaian është i pangopur dhe shënon tripletën e tij pak më pas duke bërë që në Camp Nou të fillojë festa. Ka kohë në minutat e fundit edhe për Arturo Vidal të gjejë rrjetën pak minuta pasi ishte futur në lojë. Barcelona turpëron Real.

 

Related posts

Dy “divorce” për Teutën/ Mesfushorët largohen pas vetëm 6 muajsh në skuadër

Sadik.Autor

“GJITHÇKA NDODHI PAS TITULLIT KAMPION/ Mesfushori Eriksen: Largimi i Conte më ka shokuar, se di çfarë po ndodh tek…

Delo.autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Mala: Kisha disa oferta, krenar që jam te Giresunspor

Delo.autor

Leave a Comment