Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ I shënoi Celtic me stil “alla Insigne”, Uzuni zgjidhet lojtari më i mirë i Ferencvaros

Myrto Uzuni vazhdon formën e mirë te Ferencvaroshi. Beratasi u bë protagonist mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Sëlltikut në Ligën e Europës, duke shënuar një super gol me stil ‘’alla Insinje’’.

Pasi mori një top nga Mae, Uzuni goditi bukur me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit të skocezëve që të reagonte.

26-vjeçari është vlerësuar me notën 7.6 e cila është dhe më e larta në skuadrën e Ferencvaroshit në sfidën ndaj Sëlltikut.

Uzuni ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit me hungarezët duke u bërë dhe njeriu i momentit.

Shpresojmë që forma e mirë e beratasit të vazhdojë dhe me Kombëtaren, aty ku Shqipëria do të ndeshet me Anglinë dhe Andorrën për eliminatoret e Botërorit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Wayne Rooney firmos me Derby Contry, ja fjalët e tij të para

Delo.autor

E PABESUESHME/ Akuza për dëshmi të rreme në gjyqin ndaj Mamiç, gjykata kroate merr vendimin për Modriç

Isa.Autor

FINALJA E COPA AMERICA/ Brazili synon të përmbushë “profecinë” e Messit

Delo.autor

Leave a Comment