Futboll Premier League Sport

KANË RILINDUR/ Dopietat e Lacazzette e Aubameyang i japin fitoren e 6-të radhazi Arsenalit

Arsenal ka marrë fitoren e gjashtë radhazi ndaj Fulham me rezultatin e thellë 5-1. Skuadra e Unai Emery nuk di të ndalet dhe tani ndodhet në vend të tretë vetëm një pikë më pak se Manchester City dhe Liverpool që kanë nga një ndeshje më pak.

Në fillim, ndeshja nuk dukej që do të ishte aq e thjeshtë për Topçinjtë. Ata nuk e nisën mirë lojën, por goli i Alexander Lacazette në minutën e 29’ ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Arsenal përmirësohet pas golit por një gabim i Monreal në mbrojtje ka bërë që Schurrle të barazojë rezultatin një minutë përpara fundit të pjesës së parë.

Por pas pushimit ndeshja nuk kishte histori. Lacazette shënon golin e dytë në minutën e 49’ dhe që prej atij momenti kishte vetëm një ekip në fushë. Pas zëvendësimit të Aubameyang, miqtë u bënë akoma më të frikshëm në sulm dhe ishte ai që përgatiti golin e Ramsey në minutën e 67, përpara se të shënonte vetë në minutën e 79’.

Auba shënon edhe një tjetër gol duke shpartalluar Fulham brenda në shtëpi. Arsenal bind përsëri dhe është në rrugë të mbarë, me këtë ritëm mund të konkurrojë për titullin kampion.

Related posts

“NA BUZËQESHI FATI”/ Flet trajneri Daja pas fitores: Meritën e kanë lojtarët, më erdhi keq…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Partizani Dinamo, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore…

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE BOLOGNA-MILAN/ Pioli aktivizon nga minuta e parë të gjithë rezervat

F.autor

Leave a Comment