Futboll Seria A Sport

“Dhjetë me yll” për JUVEN/ Nga Allegri te RONALDO, ja sekretet e makinës perfekte…

Më mirë se kështu Juventus nuk mund të bënte përpara pushimit të kombëtareve. Tetë fitore në tetë ndeshje në Serie A, dy fitore në dy ndeshje në Champions League. Totali: 10 fitore, në 10 ndeshje. Nota: 10 me yll. Bardhezinjtë janë një makineri perfekte në këtë fillim kampionati, skuadra që donte klubi, e ndërtuar nga Allegri dhe që po bën të ëndërrojë tifozët. Mbi të gjitha nuk dallohen defekte, por le të analizojmë se cila janë 10 sekretet e “Zonjës së Vjetër”…

1) SIGURIA SZCZESNY

Një nga dyshimet para se të fliste fusha e lojës kishte të bënte me trashëgiminë e lënë nga Gigi Buffon. Szcezsny ka bërë të mundur që porta e Juventus të jetë e sigurt, duke qenë pasardhësi i denjë i një palë “dorezave të rëna”. Duket se edhe konkurrenca me Perin e ndihmon. Polaku ka bërë pritje të rëndësishme ku qershia mbi tortë ishte penalltia e pritur ndaj Valencias. Szcezsny është numri 1 i padiskutueshëm.

2) BASHKIMI BONUCCI-CHIELLINI

Skepticizmi dhe tërbimi i verës për rikthimin e “tradhtarit” Bonucci, në këmbim të Caldara, është larguar menjëherë nga ajo që po ndodh në fushën e lojës. Leonardo është kthyer në qendër të projektit bardhezi dhe në krah të Chiellini është kthyer të bëj atë që te Milan nuk e parë kurrë. I integruar në një sistem perfekt, Bonucci po spikat edhe në ndërtimin e aksioneve, që i mbulon ndonjë mungesë në markim. Pra, Juventus i jep vetes synime dhe objektiva të mëdha, nisur edhe nga fakti që ka mbrojtjen më të mirë.

3) CANCELO NGA LOJTARI STOLI NË “TOP PLAYER”

40 milionë euro të shpenzuara në verë për portugezin dukeshin një shumë e madhe, sidomos nisur nga fakti që një vit më parë, kur ishte te Inter i Spalletti, jo gjithmonë ishte titullar. Gjithsesi, Cancelo pati nevojë për shumë pak kohë që të shuante të gjitha dyshimet dhe po dominon korsinë e djathtë me asiste, krosime dhe vrapime. Kundër Udinese ishte më i miri në fushën e lojës. Juve falënderon Inter që e ndihmoi djaloshin të përshtatej me kampionatit, ndërsa bardhezinjtë po korrin frytet.

4.GJEOMETRI PJANIC…

Ndryshimet taktike, sidomos në fazën sulmuese, të përdorura nga Juventus në këtë periudhë të kampionatit nuk i kanë sjellë asnjë problem Pjanic, që në mes të fushës duket se ka filluar të luajë si Pirlo në ditët më të mira. Bosnjaku ka marrë kontrollin e lojës dhe te Alex Sandro dhe Cancelo ka gjetur dy alternativa të vlefshme në krah, ku mund të shpërndajë lojë kur nuk ka vend për vertikalizime. Manovra e Juventus funksionon kryesisht për meritë të regjisorit.

5) RRITJA E BERNARDESCHI

Federico Bernardeschi ndoshta është surpriza më e këndshme e këtij fillim sezoni për bardhezinjtë. Ish-futbollisti i Fiorentina, i kritikuar jo pak nga Allegri në sezonin e kaluar, ka treguar një rritje të rëndësishme dhe jo vetëm në aspektin fizik. Ai është rritur në personalitet dhe duke nisur nga kjo verë po merr lëvdatat që i takojnë. Allegri i ka dhënë më shumë minuta se në sezonin e kaluar dhe le të themi se ai po ia shpërblen. Prej pranisë së tij ka rilindur edhe Dybala, sepse e ndjeu konkurencën.

6) I RIU DHE I VJETRI MANDZUKIC

Mario është “luftëtari” i Juventus, me apo pa Cristiano Ronaldo. Golat e shënuar, që po shtohen në saj portugezit, nuk i kanë hequr përulësinë dhe dëshirën për t’u sakrifikuar për ekipin. Edhe kur Udinese, në minutat e fundit ai “vuajti”, por tregoi se është në gjendje të rikuperojë topat dhe të kthehet në prapavijë kur është moment. I riu dhe i vjetri Mandzukic shënon, i jep të tjerëve mundësinë të shënojë dhe mbi të gjitha është simboli i Juventus dhe dëshirën që ka ky ekip për të fituar gjithmonë.

7) CRISTIANO KUNDER TE GJITHEVE

Numri 7 nuk mund të ishte tjetër veç se ai. Portugezi erdhi në Torino për të fituar Champions League, por duke qenë se në Europë ka parë semaforin e kuq atëherë CR7 po përqendrohet te Serie A. Ndoshta shënon më pak se në Spanjë, por me katër golat e deritanishëm ka treguar se i përket një tjetër planetit, sidomos në ndeshjen kundër Napoli ku nuk shënoi, por dha dy asiste dhe goditi shtyllën. Problemet jashtë fushe ndoshta e shqetësojnë, por ai ka qenë në gjendje të ndajë jetën private me 90 minutat në fushën e lojës, duke treguar se kur është i përqendruar mbetet më i miri.

8) PERMIRESIMI I BENTANCUR

Një nga futbollistët që ka përdorur më pak Allegri ka qenë pikërisht uruguaiani që në Udine, jo vetëm që e nisi si titullar, por shënoi edhe golin e parë me fanellën bardhezi. Një sinjal i fortë për një pedinë që mund të jetë e rëndësishme për të ardhmen dhe po rritet ditë pas dite. Bentancur ka potencialin për të qenë e ardhmja e mesfushës së Juves, ndonjëherë duket si Pogba për depërtimet, grindën dhe teknikën e tij. Duhet të punojë edhe pak taktikisht, por me këtë pjesë merret Allegri.

9) PAULO DYBALA

Shumë kundërshtarë shpresonin të kishte një “çështje” Dybala, si e vetmja mënyrë për të prishur harmoninë e Juventus. Por jo, Dybala nuk është rastësisht te Juventus dhe tregoi se është një kampion. Priti momentin e tij dhe kur iu dha e vuri në vështirësi Allegri duke shënuar gola, pa thënë asnjë fjalë kur nuk luante. Përgjigja më e mirë që kërkon çdo trajner. Argjentinasi është një “armë” më shumë për kampionët e Italisë dhe tregon se përmirësimi i tij po vazhdon.

10) NOTA MAKSIMALE PER ALLEGRI

Trajneri meriton notën e njëjtë me numrin e ndeshjeve të luajtura dhe të fituara nga skuadra, dhjetë. Juventus është një makinë perfekte dhe padyshim që e ka motorin më cilësor se ekipet e tjera në Itali, por për të fituar duhet edhe një pilot si Allegri. Mënyra si i administron forcat e kampionëve dhe si i bën ndërrimet tregon se Allegri është një mjeshtër. Blerjet e verës janë ingranuar me mjeshtri nga ai dhe e kanë bërë skuadrën e Juventus shumë më të fortë. Suksesi në Champions do të ishte kurorëzimi ideal që do ta bënte atë një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit modern.

Related posts

Lopetegui: Nuk jam penduar pë vendimet, jam i kënaqur me skuadrën

Isa.Autor

PO SHKËLQEN/ Argjentinasi e thotë hapur: Do të doja të rinovoja me MILANIN

Isa.Autor

INTER-ROMA/ Mourinho dominues Kupë, Inzaghin e nderon Vidali. Ja statistikat e përballjeve…

Delo.autor

Leave a Comment