Futboll Shqipëri Sport

KAOS NË FUND Të SFIDËS/ Bicaj bën zbulimin: Torasa pranoi që goli ishte i parregullt!

Qendërmbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj, ishte një ndër lojtarët që ktheheshin në Vlorë si “ish”, por pas ndeshjes në “Gol pas goli” në Supersport nuk është ndalur te kjo pjesë dhe nuk i ka hedhur zjarr benzinës, duke u munduar të ulë tensionin, por ndërkohë zbulon se Torasa rrëfeu se goli në shtesë duhej anuluar për prekje me dorë.

“A ishte barazimi objektivi? Sinqerisht, donim të merrnim pikë dhe barazimi na kënaq. Ashtu si shkoi ndeshje, mund të fitonim, por edhe të mundeshim.

“Tensioni i madh? Nuk isha te sherri masiv, por në fund mund të them që Torasa bëri një gjest të madh, sepse ai komunikoi me arbitrin dhe i tha që e preku topin me dorë. Për këtë arsye arbitri hezitoi dhe e anuloi më pas, ndaj nuk ka pse të zgjatemi shumë, sepse vetë lojtari e udhëzoi arbitrin.

“Partneri i duhur në mbrojtje. Osmani apo Shkëmbi? Osmani është lojtar me shumë eksperiencë dhe natyrisht është luks ta kesh në krah, por po i shërben ekipit në mesfushë. Edhe Shkalla po luan mirë, ndihem shumë mirë edhe me të. Rëndësi ka që skuadra të ecë me këtë ritëm, për të grumbulluar sa më shumë pikë”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Hysaj pastron shtëpinë dhe bën shaka me gruan: Ti fle në këmbë… (video)

Delo.autor

SHIFRAT/ Simeone vendos një rekord të pabesueshëm, askush nuk ka fituar më shumë… duke shitur lojtarë

Delo.autor

PA 7 TITULLARË,MUNGESAT I BËJNË FORMACIONET E GATUZOS/ Ja si do të rreshtohen kuqezinjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment