Futboll Seria A Sport

KAOS TEK BARDHEZINJTË/ Juventus ndryshon “lëkurë”, tifozët dalin kundër (FOTO)

“Footyheadlines” i ka zbuluar botës fanellën e parë që Juventus do të mbajë për sezonin e ardhshëm. Sipas informacionit të publikuar nga portali i njohur, “Zonja e Vjetër” ka vendosur të bëjë një ndryshim radikal dhe të heqë dorë nga shiritat bardhezi.

Uniforma e re që mund të veshin lojtarët e Allegri-t do të ketë një të bardhë dhe të zezë më të përhapur, me shtesën e një shiriti rozë që do të ndajë dy gjysmat kromatike të fanellës.

Përveç bustit, edhe mëngët do të jenë njëra e bardhë dhe tjetra e zezë. Nëse kjo ide do të kthehet në realitet, do të krijonte shumë diskutime. Madje, debatet kanë filluar që tani, duke parë se tifozët e ekipit torinez e konsiderojnë fanellën e re shumë revolucionare në krahasim me ato të mëparshmet.

 

 

Related posts

Ofertë nga Kroacia dhe Zvicra/ Skënderbeu do 700 mijë euro për Gavazajn e Alitin

Isa.Autor

E FUNDIT/ Sanchez nuk udhëton për ndeshjen ndaj Bournemouth, zgjedh Unitedin para Cityt

Q.Autor

NGA STADIUMET, TEK FORMATI I BOTËRORIT 2026/ Turne historik në tre vende, ja shpërblimet për ekipet

F.autor

Leave a Comment