Futboll La Liga Sport

“KAOSI LOPETEGUI”/ 4 humbje në 11 ndeshje. ZIDANIT iu deshën 58 ndeshje për këtë…

Real Madridi i Julen Lopetegui ka humbur katër nga 11 ndeshjet, që ka luajtur deri më tani. Numra shumë të dyshimtë, që vijnë nga një fazë e qartë fitimtare: 13 tituj në pesë sezonet e mëparshëm. Në tri sezonet e fundit (2015-16, 2016-17 dhe 2017-18), strategu i stolit të bardhë ishte Zinedine Zidane (Benitez qëndroi aty vetëm në gjysmën e parë të sezonit 2015-2016).

Francezi kishte nevojë për më shumë se pesë herë më tepër ndeshje se Lopetegui, për të arritur katër humbje. E thënë ndryshe. “Zizou” i regjistroi katër humbje pas 58 ndeshjesh si trajner i “Los Blancos”. Benitez nuk i humbi katër ndeshje. Ai qëndroi vetëm në kuotën e tri humbjeve gjatë 25 ndeshjeve gjithsej, sa e drejtoi Real Madridin.

Spanjolli u shkarkua jo aq shumë nga rezultatet se sa nga marrëdhënia e keqe me shumë prej lojtarëve madrilenë, të cilët e mbështetën largimin e tij. Para Benitez, ishte Ancelotti, dhe para italianit, Mourinho. Të dy, italiani dhe portugezi kishin nevojë për 46 ndeshje, që të regjistronin katër humbje. Pra, më shumë se katër herë më tepër ndeshje se ato që i janë dashur Lopeteguit për të marrë “notën 4”.

Nuk janë vetëm katër humbjet, por edhe dy barazime, që e fundosin startin e Lopeteguit. Me të trajner, Real Madridi ka fituar vetëm 45.4% të ndeshjeve. Në La liga, numrat e kryeqytetasve janë katër fitore, dy barazime dhe dy humbje, me një bilanc prej 14 pikësh. Nga 45 trajnerët që ka pasur Real Madridi (të paktën, në tetë ndeshje), vetëm dhjetë prej tyre kanë fillim më të keq se Lopetegui, në këtë pikë të drejtimit të “Los Blancos”.

Related posts

Ze Maria nuk kënaqet me barazimin dhe flet për PARTIZANIN: Derbi është ndeshja me e lehtë

Isa.Autor

U INJORUA NGA NEYMAR/ Hakmarrja e Draxler është e hidhur

F.autor

MILANI E LARGON SI DËSHTAK/ Spanjollët gati ta blejnë për 43 milionë euro sulmuesin portugez

Isa.Autor

Leave a Comment