Futboll Kombëtarja Sport

Manaj në kombëtare/ Albacete “akuzon” Panuccin, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ishte në formë mjaft të mirë në Spanjës. Lojtari i Albacete-s e ka gjetur rrjetën në mënyrë të admirueshme, pasi ka luajtur në 4 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola duke qenë golashënuesi më i mirë dhe më efektiv i ekipit spanjoll, pasi ka koleksionuar vetëm 231 minuta në fushën e lojës. Në klub po “qajnë” grumbullimin e lushnjarit me kombëtaren shqiptare, pasi kjo i prish punë trajnerit Luir Miguel Ramis.

Ky i fundit nuk do ta ketë në dispozicion Manajn në ndeshjen e ardhshme kundër Malagas. Takim ky që do të luhet më datë 12 tetor. Sulmuesi 21-vjeçar ka merituar sërish thirrjen nga trajneri Christian Panucci që po e grumbullon rregullisht. I riu duket se është stabilizuar tashmë dhe ka gjetur qetësinë pas shumë ulje ngritjeve në vitet e fundit, që nga Interi e deri te Pescara, Pisa dhe Granada.

Manaj shihet si një nga futbollistët më me të ardhme të kombëtares shqiptare, pavarësisht se pritshmëritë u ulën për shkak të problemeve që ka kaluar. Futbollisti ka probleme me karakterin e tij, pasi ka raste kur kthehet në të paparashikueshëm. Në rast se ai do të dijë të kontrollojë veten, cilësitë nuk i mungojnë për të ecur përpara.

Related posts

NUK ARRITI TË TRIUMFOJË NË “WIMBLEDON”/ Ja statistikat dominuese të Federer ndaj Djokovic

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas 15 minutash lojë, Havertz ndëshkon Armeninë (VIDEO)

Delo.autor

Burnley ngushton rezultatin, shënoi golin Ashely Barnes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment