Futboll Shqipëri Sport

NË “VALLE” PËR MBIJETESË/ Tirana “e re” ende nuk vrapon, tjetër ndalesë në Kamzë

Është mbyllur ndeshja e parë e javës së 10-të, mes Kamzës dhe Tiranës, që kanë barazuar 1-1 në një mini-derbi të kryeqytetet. Vetë nga një pikë për të dyja skuadrat, që është shumë pak për të larguar krizën që i ka kaluar këto dy ekipe. Tirana shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Kamza ka vetëm 1 pikë më pak. Merr pikën e parë nën drejtimin e bardhebluve tekniku Mema, ndërsa në anën tjetër Kamza regjistron ndeshjen e gjashtë pa fitore.

Pjesa e parë ishte shumë e vakët dhe me pak raste për shënim. Skuadrat ishin pragmatiste dhe për më shumë se 40 minuta munguan rastet e rrezikshme në të dyja portat. Në sekondat e fundit të fraksionit të parë, ndeshja u “ndez” disi, pasi në një fragment të shkurtër kohor të dyja skuadrat shpërdoruan raste për shënim, Filimisht ishte Roloviç që u ndal nga Lika. Më pas ishte radha e Sentamus që të shpërdoronte pas një pasimi fantastik të Grecës.

Në pjesën e dytë Mema vendoi që të shtonte forcën sulmuese, duke aktivizuar Mavejen në vend të Dokës. Më kërkues bardheblutë, të cilët nisën që të ngacmonin më shumë në portën e Avdylit. Sentamu gaboi sërish pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, por e treta ishte e vërteta për afrikanin, i cili këtë herë sërish u shërbye nga Greca, E majta e sulmuesit të Tiranës shkoi në rrjetë.

Gjithsesi, festa e 24 herë kampionëve zgjati vetëm pak, kjo pasi vendasit vunë ekuilibrin me anë të Fukuit. Pas ekzekutimit të një goditë dënimi, Plaku tentoi portën, megjithatë Lika grushtoi, por duke mos e larguar rrezikun. Japonezi nga fare pranë dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Anësori në shenjë respekti si një ish-bardheblu nuk festoi.

Minuta e fundit folën për Tiranën, e cila krijoi disa raste për shënim, por nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës. Të dyja skuadrat ndajnë pikët, duke mos ju larguar shumë fundit të klasifikimit.

Related posts

CELTA VIGO-BARCELONA/ E pabesueshme, Busquets ndëshkon rivalët me një “PERLË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Ahmataj: Partizani aktivizoi futbollistë të rinj, mbijetesën e vulosëm kundër Vllaznisë dhe Teutës

Sadik.Autor

TRANSFERIMI I PARREGULLT I ÇINARIT/ Partizanit i “ngrin” merkatoja për një vit. Reagon sekretari i klubit

Delo.autor

Leave a Comment