Futboll Sport

DHUNUAN ZYRTARIN E PUTIN/ Gjykata jep DËNIMIN E RËNDË për futbollistët RUS

Pas sulmit fizik ndaj zyrtarit rus, dyshja e përfaqësueses së Rusisë mbetet në burg. Apelimi i tyre për ndryshimin e masës së sigurisë është rrëzuar këtë të premte nga gjykata. Dy futbollistët, Alexander Kokorin, 27 vjeç dhe Pavel Mamayev, 30, do të qëndrojnë në arrest me burg në pritje të datës 8 dhjetor, kur edhe do të nisë gjykimi i tyre për akuzën e sulmit fizik ndaj një zyrtari të qeverisë ruse. Gjykata ka hedhur poshtë të premten kërkesën e dy futbollsitëve, të cilët rrezikojnë deri në shtatë vite burg për huliganizëm.

Drejtuesit e skuadrës së Zenit St. Petersburg dënuan sjelljen e Kokorin, të konsideruar si të turpshme dhe papranueshme. Sulmuesi, që mungoi në Kupën e Botës të zhvilluar këtë verë në Rusi për shkak të një dëmtimi në gju, kërkoi falje në daljen e parë para gjykatës, kur u caktua edhe masa e arrestit me burg. “Jam i turpëruar për veprimet e mia skandaloze”, deklaroi Kokorin, sipas agjencisë së lajmeve ‘TASS’. Gjithashtu edhe Mamayev që luan për FK Krasnodar u kërkoi falje viktimave për veprimet e tij.

Prova e pakontestueshme kundër dyshes është video që përmban pamjet e dhunës së shkaktuar nga Kokorin dhe Mamayev në një lokal të Moskës, duke sulmuar zyrtarë të lartë të Ministrisë së Tregtisë së Rusisë, njëri prej të cilëve është goditur edhe me karrige. Më parë ata kishin sulmuar edhe shoferin e një prezantuese televizioni në rrugë. Veç dënimit penal nga gjykata, Kokorin dhe Mamayev rrezikojnë edhe një përjashtim të përjetshëm nga futbolli në Rusi, pasi ndaj tyre është çelur një hetim nga ana e Komitetit të Etikës në Federatën Ruse të Futbollit.

Related posts

KUSH IA KA DORËZUAR? Ish-dështimi i Barçës shpallet lojtari i muajit, dhënia e çmimit bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Shkëmbi: S’luajmë për spektakël, por për rezultate! Mezani: Po flinim, na bën keq pushime

Isa.Autor

ZYRTARE/ Hap përpara në karrierë, Endri Çekiçi prezantohet tek skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment