Futboll Shqipëri Sport

Katër vite nga “DRONI Autochthonous”/ Një arsye më tepër për t’u kthyer me fitore nga IZRAELI 

Nëse kombëtarja kuqezi arriti në një eveniment prestigjoz për të parën herë në historinë e saj, padyshim një kontribut ia dha dikush nga ajri që nuk luante me “top”, por me “dron”. Ishte pikërisht data 14 tetor 2014, një kujtim sa i frikshëm aq edhe i bukur në varësi se çfarë morën nga vendimi i CAS-it për atë natë të paharruar.
Personazhi u bë Ismail Morina, i njohur ndryshe ndër gjithë viset shqiptare si Ballist Morina.

Sot mbush plot 4-vite nga akti i tij që ishte përgjigjia e “knock down-it” për korret raciste e nacionaliste të tifozërisë Serbe në Stadiumin e Beogradit, ku Shqipëria luante në kuadër të eliminatoreve të “Europianit Francë 2016”.

Pikërisht më 14 Tetor të vitit 2014, Shqipëria zbriti në Beograd për të luajtur ndeshjen eliminatore me Serbinë, ndërsa ngjarja me dronin që mbante mbishkrimin “Autochthonous” dhe imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pasoi një valë dhune ndaj lojtarëve të ekipit tonë kombëtar.

Në fund Shqipëria shkoi në Europianin “Francë 2016”, ndërsa Serbia mbeti në shtëpi, për shkak të dronit kuq e zi! Ajo natë u përshkruan nga të gjithë mediat e globit, shkak nuk u bë futbolli por dhuna në stadium që I ngjante pa e ekzagjeruar një “arene lufte”. Lojtarë që kacafyteshin dhe uliganë që tentonin të zbrisnin në terrenin sportiv për të dhunuar lojtarët.

Të gjithë e dënuan këtë akt barbar të një vëndi armiqsorë me popullin tonë tashmë prej shekujsh. Po sot ndoshta më shumë djemtë kuqezi dueht të kenë moralin për ti marr maksimumin vetes me qëllim tre pikët kundër Izrelit. Për të nderuar këtë ditë dhe për të ngritur në piedestal vendosshmërine e shqiptarëve të cilët mbrojnë me fanatizëm ngjyrat e kombit të vet.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“KEMI SHUMË OFERTA”/ Vjen mesazhi për Barcelona-n: Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë

Delo.autor

(FOTO) Pas zyrtarizimit tek Liverpool, vjen reagimi i parë nga Van Dijk

Q.Autor

VIJON TË JETË AKTIV NË MERKATO/ Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment