Futboll Sport

MILANI SHPALL RAIOLËN “NON GRATA”/ Mbrojtësi kuqezi diskuton vetë rinovimin

Mino Raiola, këtë herë, do të duhet të qëndrojë mënjanë. Në negociatat jo të lehta për rinovimin e Alesio Romanjolit, të cilit i skadon kontrata në fund të qershorit 2022, Milani diktoi kushtet dhe i kërkoi lojtarit të paraqitej i vetëm për takimet me Maldinin dhe Masarën.

Arsyeja dihet: epilogu i aferës “Donaruma”, klubi nuk dëshiron të ketë më të bëjë me menaxherin e fuqishëm.

Këto rrethana mbajnë vetëm një rrugë të hapur: ose Romanjoli flet vetëm me klubin, ose rinovimi i mundshëm mund të konsiderohet menjëherë i pamundur. Fakti është se në fund kapiteni vendosi të paraqitej i vetëm në seli dhe po flet me drejtuesit në vetë të parë.

ASNJË PËRJASHTIM – Kjo nuk i ndryshon shumë faktet: Romanjoli fiton 6 milionë në sezon që, për shkak të Dekretit të Rritjes që përfitojnë kuqezinjtë për Ibrahimoviçin, e bën lojtarin më të paguarin (bruto) të të gjithë skuadrës.

Oferta e klubit është 3.5 milionë, mbrojtësi do të donte 4.5 milionë. Ka vend për të folur për këtë edhe pse Maldini e Masara nuk kanë gjasa të lëvizin shumë nga propozimi fillestar. Por e gjithë kjo vetëm nëse Raiola nuk tenton të ndërhyjë në bisedime.

Edhe pse, saktëson Milani me një shënim, “klubi ruan marrëdhënie profesionale me të gjithë menaxherët, pa asnjë përjashtim”.

LAMTUMIRË FRENK – Shumë më komplekse është situata e Frenk Kesit, menaxheri i të cilit, Xhorxh Atangana, ka vendosur të luajë me zjarrin duke ngritur stekën e kërkesës në çdo takim me Milanin.

Filloi nga 6 milionë, me garancinë se lojtari do të kishte firmosur atë shifër, ndërsa tani pretendimi është rritur në 8.5 milionë.

Një shifër që kuqezinjtë nuk janë të gatshëm ta paguajnë, të vetëdijshëm se i kanë propozuar lojtarit një pagë – 6 milionë – trefishi i asaj aktuale (2.2).

Është e kuptueshme që pozicionet aktuale do të çonin në një tjetër lamtumirë të rëndësishme pavarësisht fjalëve të Maldinit (“Do të ketë një mundësi për t’u takuar për të disatën herë dhe ne do të vendosim me qetësi”.)

E logjikshme, në këtë aspekt, të mendohet se merkatoja dimërore mund të jetë afati i fundit. Nëse tymi i bardhë nuk vjen, sot shumë larg, nuk mund të përjashtohet që lojtari të hidhet në treg në janar.

Related posts

​Mavraj flet për shortin e Shqipërisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve

Q.Autor

LIVE/ Brighton-Manchester City, Laporte kalon në epërsi “Qytetarët”

Delo.autor

YLLI SUEDEZ ME IDE TË QARTA/ I skadon kontrata në qershor me Milanin, Ibrahimovic vendos për të ardhmen e tij…

Delo.autor

Leave a Comment