Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Ishujt Faroe-Kosovë: Vendos perla e Rashicës, dardanët e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

Kosova luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Në letër, emrat e formacionit të Shaland luajnë në ekipe shumë herë më të mira se kundërshtarët, por fusha e lojës pritet të jetë e vështirë.

Pas tre ndeshjeve të para, Kosova mban vendin e parë në grup, me 7 pikë, ndërsa ndjek Azebajxhani me 5 pikë, dhe Ishujt Faroe me 3.

LIVE | Ishujt Faroe-Kosova 0-1

GOL: Rashica 9′

Mbyllet pjesa e parë. Ishujt Faroe-Kosova 0-1

45′ 2 minuta shtesë

44’ Tjetër karton i verdhë për Ishujt Faroe, ndëshkohet Joensen për një ndërhyrje ndaj Rashicës.

40’ Krosim në zonë për pykën Nuhiu, ky i fundit mundohet të godasë me kokë, por shkakton faull ndaj mbrojtësit

37’ Hera e parë që thirret në detyrë, Ujkani pret goditjen me kokë të Joensen, duke larguar në goditje këndi.

30’ Vojvoda nga e djathta kroson për Berishën brenda zonës së 5 metrave, por portieri kundërshtar kontrollon topin e largon atë situatë të rrezikshme.

25’ Karton i verdhë për Baldvinson, i pari këtë takim.

16’ Harkim në zonë nga goditja e dënimit, lojtarët e Kosovës pretendojnë për prekje me dorë, por asgjë për arbitrin.

15’ Berisha e Zhegrova kombinojnë bukur brenda zone, dhe është anësori i djathtë që provoi, por u ndal nga mbrojtja vendase.

9′ GOOOOOOL Super realizim nga Milot Rashica, me një të djathtë nga jashtë zone, topi në trekëndësh, e feston me shqiponjë.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

Kalimi i Coutinhos tek Barça, vjen reagimi i parë nga Gerrard

Q.Autor

Cuadrado: Dybala? Duhet ta fitojë vendin në stërvitje

Q.Autor

ZYRTARE/ Gareth Bale “harron” golfin, prezantohet me ekipin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment