Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ LIGA E KOMBEVE: Mbyllen pjesët e para, njihuni me të gjitha rezultatet (VIDEO)

Përfunduan pak më parë 6 sfida e para të ditës së sotme të Ligës së Kombeve, por padyshim e gjithë vëmendja është te kryendeshja Holandë-Gjermani që ka startuar në orën 20:45. Tulipanët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Francës, ndërkohë që “panzerat” barazuan në shtëpi, përballë kampionëve në fuqi të botës. Një fitore në sfidën e sotme, do t’i mbante gjallë shpresat për vendin e parë.

Një përballje mjaft interesante dhe ajo mes Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit. Skuadra e trajnerit Angelovski ka në formacionin titullar plot 6 shqiptarë. Bejtullai, Musliu, Alioski, Hasani, Elbas dhe Bardhi e kanë nisur sfidën nga minuta e parë.

Sfida e orës 15:00 mes Sllovakisë dhe Çekisë ishte ajo që ngriti siparin e ndeshjeve të ditës së sotme. Skuadra mike arriti të triumfonte me rezultatin 1-2 falë golave të Krmençik dhe Shik.

Surpriza më e madhe e ditës së sotme është padyshim triumfi në transfertë i Gjibraltarit ndaj Armenisë, i pari në historinë e kësaj kombëtareje jashtë fushe që pas krijimit.

PO LUHEN:

Holandë-Gjermani 1-0

Irlandë-Danimarkë 0-0

Bullgari-Qipro 0-1

Kastanos 41′

Maqedoni-Lihtenshtein 3-1

Trajkovski 10′, 30′, Pandev 36′ / Yildiz 37′

KANË PËRFUNDUAR:

Norvegji-Slloveni 1-0

Selnaes 45+5′

Armeni-Gjibraltar 0-1

Çipolina 50′

Gjeorgji-Andorrë 3-0

Vako 33′ , 84′

Letoni-Kazakistan 1-1

Karasauskas 40′ / Zainutdinov 16′

Sllovaki-Çeki 1-2

Hamshik 62′ / Krmencik 52′, Shik 76′

Related posts

BARCELONA/ Messi ndëpret pushimet dhe kthehet në Barcelonë. Do takohet me…

Delo.autor

Franca bllokohet nga Australia/ “Kangurët” gjejnë forcën dhe mbyllin 45 minutat e para pa u “lënduar”

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Dembele-Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventus, portieri si mace (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment