Futboll La Liga Sport

KJO NUK PRITEJ/ Ish-interisti kandidati kryesor për stolin e Real Madrid

Trajneri i ekipit të dytë të Real Madrid Santiago Solari ka ndezur akoma më shumë spekulimet e shkarkimit të Julen Lopetegui-t pasi ka pranuar se është në pritje për stolin e Los Blancos. Të dielën, Solari shprehet për gazetarët: “Jemi të gjithë këtu për të ndihmuar klubin, sidomos në kohë të vështira.”

Lopetegui ka tre humbje radhazi, ecuria më e keqe e klubit që prej sezonit 2006/07 nën drejtimin e Juande Ramos. Ai gjithashtu do të mbahet mend si trajneri që ishte nën drejtimin e Real Madrid gjatë thatësirës më të madhe të historisë së klubit.

Ndërkohë Solari ka udhëhequr ekipin B, që ndryshe quhet Castilla, drejt kategorisë së tretë duke ndërtuar një marrëdhënie me yllin e së ardhmen Vinicius Junior.

Solari, ish-lojtar i Real Madrid dhe Inter, do të ishte trajneri i përkohshëm nëse do të shkarkohej Lopetegui dhe ecuria e tij në ndeshjet e para do të vendoste nëse do të qëndronte apo jo në klub.

Related posts

“TOPI I ARTË 2025″/ Ousmane Dembélé shpallet FITUES

F.autor

PËRBALLJA FRANCË-SHQIPËRI/ Nis shitja e biletave për sfidën në “Stade de France”, ja çmimi

Delo.autor

Në Turqi sot luhet një ndër derbit më të zjarrtë në Europës

Q.Autor

Leave a Comment