Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ MILANI kërkon të prishë huazimin e lojtarit 23 vjeçar, për shkak se…

Dështimi i Chelsea-t Tiemoue Bakayoko mund të rikthehet para kohe në Stamford Bridge pasi AC Milan ka kërcënuar të prishë huazimin e tij. Mesfushori francez iu bashkua gjigantëve të Serie A në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ai mund të rikthehet që në janar.

Ish-lojtari i Monaco-s, i cili i kushtoi 45 mln euro Chelsea-t kur mbërriti në verën e 2017-ës, do të ketë edhe gjashtë ndeshje në dispozicion për të treguar aftësitë e tij sipas Corriere dello Sport, pasi ka bërë vetëm katër paraqitje si zëvendësues deri tani.

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso thuhet të jetë shprehur se Bakayoko nuk ka maturinë e duhur për të luajtur në mesin e fushës.

“Bakayoko duhet të mësojë si të fitojë topin,” është shprehur ai së fundmi.

“Një javë nuk mjafton për të rregulluar defektet e lojtarit. Do të kisha dëshirë të trajnoja lojtarë me më shumë eksperiencë.”

Related posts

HUMBJA ME KOMBËTAREN/ Trajneri i Moldavisë befason: Ne meritonim…

Delo.autor

RRUGA DREJT TIRANËS/ Konference League “zjarr” ditën e sotme, zbuloni 14 duelet emocionuese

Delo.autor

MITROVIC PËRMBYS PORTUGALINË/ Ronaldo nuk u beson syve, gati në lot. Serbia në Katar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment