Futboll La Liga Sport

MSG-JA NË KRIZË/ Barcelona merr garanci nga… mbrojtja

Kike Setien vendosi që të martën të luante me treshen sulmuese të skuadrës së parë, me Mesin, Grizmanin dhe Suarezin. E gjithë skuadra e Barcelonës bëri një paraqitje të shëmtuar në sfidën kundër Bilbaos, por mbi të gjithë 3 sulmuesit dështuan dhe nuk i bënë siç duhet detyrat në fushën e lojës.

Quique-Setien

Luis Suarez nuk e ka gjetur ende golin që nga rikthimi i tij pas dëmtimit, diçka e rrallë për një sulmues si ai. Katër gola pas ndeshjes është diçka anormale për uruguaianin. Ndaj Bilbaos kishte shumë dëshirë dhe pati dy raste, por i mungon forma fizike. Pas 4 muajsh pushim nuk ka ritmin e të tjerëve. Më shqetësuese është situata e Grizmanit.

Edhe francezi nuk ka shënuar ende dhe ndaj Bilbaos u rikthyen fantazmat dhe shokët e skuadrës nuk e shihnin në fushë. Antuan Grizman ka nevojë urgjentisht për një ndeshje që të rikuperojë besimin e humbur dhe besimi rikuperohet me gola, ashtu siç nisi të shënonte përpara ndalesës së kampionatit.

Por nëse do t’i themi gjërat siç janë, edhe Leo Mesi nuk është në formën e tij më të mirë. Ka shënuar 2 gola në 4 ndeshje, por është larg shkëlqimit. Provon gjithmonë të bëjë diçka ndryshe dhe më shumë sesa shokët e skuadrës, por nuk ka pasur fatin e duhur, madje as në goditjet standarde. Mesi i ka luajtur të gjitha minutat dhe ky është një sinjal pozitiv. Por Barcelona ka nevojë për MSG për të fituar titullin.

Mbrojtja- Nëse sulmi është shndërruar në një pikë të dobët për Barcelonën, mbrojtja është ajo që po bind dhe në mënyrë të çuditshme ka arritur që të ketë statistika pozitive. Nga të gjitha skuadrat në kampionatin spanjoll, ekipi i Kike Setienit është i vetmi që nuk ka pësuar gol në 4 ndeshjet e luajtura.

Kjo është diçka shumë e mirë duke parë edhe mungesat që kanë pasur katalanasit gjatë kësaj kohe. Gjatë lojës, ky repart duket sikur ka vështirësi dhe i lejon shumë hapësira kundërshtarit, por statistikat flasin qartë: 0 gola të pësuar në 4 ndeshje. Pike me shokë janë në rrugën e duhur.

Related posts

SIGUROI TUTULLIN KAMPION NË FRANCË/ Askush si Mbappè në moshën 20-vjeçare, ja rekordi që vendos

Delo.autor

NGA GJERMANIA NË ANGLIA/ Interi nis “gjuetinë” për zëvendësuesin e Lautaro (EMRAT)

Delo.autor

Rikthehet Champions Legue, ja dy super ndeshjet që luhen sonte

Sadik.Autor

Leave a Comment