Futboll Seria A Sport

NGA MAKTHI NË HAJMALI/ Sassuolo ndryshon të ardhmen e Gattusos, MILANI gati për…

Shumë personave i dukej një histori e shkruar, që Sassuolo do të pushonte nga puna tranjerin e rradhës kuqezi. Gjithmonë i kryqëzuar, kur skuadra e tij merrte rezultatet negative, Gattuso diti të shfrytëzojë më së miri takimin në Mapei Stadium për të vënë në heshtje kritikët e tij.

Janë humbur pikë të çmuara, e kjo është më se e qartë, madje me gabime shumë të rënda nga ish-mesfushori, i cili e ka pranuar edhe vetë këtë fakt. Fillimi i këtij kampionati ishte shumë më ndryshe nga periudha e janarit e më vonë, kur Gattuso morri drejtimin e kuqezinjve, por gjithsesi ka treguar se “Ringhio” ka kualitet për tu rritur. Me Sassuolon, ai arriti shifrën e 30 ndeshjeve në Serinë A, e ndërkohë lista e mbështetësve të tij sa vjen e shtohet, dhe 4 golat kundër Sassuolos shërbyen për të ngritur moralin e tifozëve e gjithashtu skuadrës. Milani fitoi bindshëm sepse tekniku i tij i dha ide të qarta lojës, pavarsisht emergjencave në sulm.

Kuqezinjtë fituan duke e mundur ekipin e De Zerbit me asetin më të mirë që kjo skuadër ka treguar deri më tani: lojën.Të gjitha ndeshjet e 7 herë kampionëve të Europës në muajin tetor do të jenë në San Siro, e padyshim ky është rasti më i mirë për të krijuar një vazhdimësi e për të vijuar me rezultatet pozitive.

Related posts

NDESHJA NË ELBASAN ARENA/ Do të vendosë REKORD kundër Shqipërisë, UELLSIANI do avionin 9 mln £ të Bale

Isa.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Trajneri Pioli ndryshon “fytyrë”, ja formacioni i mundshëm (FOTO)

Delo.autor

SKANDALI NË FRANCË/ Merret vendimi mbi Lyon-Marseille. Arrestohet personi që goditi Payet

Delo.autor

Leave a Comment