Futboll La Liga Sport

ÇFARË PO NDODH/ PËRÇAHET Barcelona, PIQUE del KUNDËR MESSIT, lojtarët përplasen për…

Marrëdhëniet mes Leo Messi dhe Gerard Pique janë prishur. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë në emisionin spanjoll “El Chiringuito de Jugones”, që ka shpjeguar se qendërmbrojtësi spanjoll nuk është i kënaqur me faktin se argjentinasi, i cili është kapiteni i Barçës tani, nuk del më shpesh para mediave, veçanërisht në momentet e vështira të ekipit.

“Pique është i pakënaqur me faktin se Messi nuk përballet me shtypin në momentet e vështira të skuadrës”, është thënë në programin spanjoll. “Sipas tij, Leo flet vetëm kur nuk është në Europë, kur grumbullohet me Argjentinën”.

Ndërkohë, Messi duket se i është kundërpërgjigjur duke fajësuar mbrojtjen e katalanasve për rezultatet zhgënjyese të marra në ndeshjet e fundit. “Ai i ka thënë atij se po pësojnë shumë gola”. “Ai ia ka bërë të qartë Pique-së se mbrojtja nuk po luan në nivelin që duhet”, është thënë në “El Chiringuito”.

Related posts

FORMACIONET / Akti i fundit i fazës në grupe në Champions, njihuni me rreshtimet e skuadrave

Isa.Autor

TEUTA-LUFTËTARI/ Pas 14 minutash lojë, Gomes zhbllokon sfidën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

SULMON ASHPËR MENAXHERIN E TALENTIT HAALAND/ “Bild”: Hilet e pista të agjentit Raiola

Delo.autor

Leave a Comment